Europe.bg
  Hauptseite - Europäisches Parlament - Interaktiv - Radio Sendungen
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Benutzername:
  
  Kennwort:
  
  
Registrierung
vergessenes Kennwort
Was ist my.Europe.bg
 
  Information
Sitemap
Kontakt
Partner
Partner Medien
herunterladen
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Europäisches Parlament / Interaktiv / Radio Sendungen

  • A+
  • A-
29-04-2008

Parlamenti Evropian në veprim: problemet e shtetasve bullgarë, deputetët e Bullgarisë në BE-në

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player erforderlich.

Fillon programi i radhës nga nisma “Tani bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”. Në të do të sjellim shembuj konkret, me të cilët do të ilustrojmë si zëri ynë – zëri i qytetarëve, dëgjohet dhe do të dëgjohet më mirë në Bruksel. Kjo do të bëhet e mundshme në sajë të autorizimeve të zgjeruara të Parlamentit Evropian, të cilët do të rrjedhin nga Marrëveshja e Lisbonës. Aktualisht kjo marrëveshje ratifikohet nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

AUDIO  

Viti 2009 do të jetë me rëndësi të madhe për Parlamentin Evropian. Nga njëra anë gjatë këtij viti do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës. Nga ana tjetër ne – shtetasit evropianë, do të zgjedhim Parlamentin e ri Evropian. Çdo shtetas i BE-së mund t’i dërgojë kërkesë ose ankesë Komisionit të Peticioneve pranë Parlamentit Evropian, mbi të gjitha problemet, që kanë të bëjnë me punën e BE-së. Ka shumë raste, kur Komisioni i Peticioneve informohet për çështje, që kanë të bëjnë me legjislacionin kombëtar ose me aplikimin e tij. Atëherë ankesa shpallet e pa lejueshme.

Dushana Zdravkova është deputete evropiane nga partia “Qytetarë për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë”. Ajo është zëvendës kryetare e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese dhe anëtare e Komisionit të Peticioneve pranë Parlamentit Evropian. Për mundësitë e qytetarëve të shtrojnë problemet e tyre në Parlamentin Evropian zonja Zdravkova shpjegon:

“Më shpesh merren peticione lidhura me shkelje në fushën e ekologjisë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni i tij i Peticioneve përbën kontrolli civil, edhe mbi punën e Komisionit Evropian. Shpesh, kur deputetët evropianë nuk janë të kënaqur nga përgjigjet e Komisionit Evropian, ata insistojnë për informacion suplementar ose për korrigjim të informacionit. Komisioni i Peticioneve ka për detyrë të hetojë faktet dhe të koordinojë problemin me Komisionin Evropian. Kur shkeljet janë të rënda, ose peticioni është me interes të madh shoqëror, atëherë mund të ngulet këmbë para Komisionit Evropian të fillojë një procedurë ndëshkimore.”

Ka edhe një mënyrë tjetër veprimi, lidhur me shqyrtimin e ankesave të qytetarëve. Ajo quhet “Mision për zbulimin e fakteve”. Një grup i punës, caktuar nga Komisioni i Peticioneve, njihet në vendin përkatës me faktet e paraqitura në ankesë, me qëndrimin e shtetit, institucionit ose organit përkatës. Pas kësaj hartohet një raport i hollësishëm, i cili shqyrtohet në një mbledhje të Komisionit të Peticioneve. Mezi pas kësaj komisioni formulon qëndrimin e vet. Të gjitha ato mekanizma kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi institucionet, kështu që ata të kryejnë punën e tyre.

Në kontekstin e përpjekjeve të BE-së të jetë më afër shtetasve të vet dhe problemeve të tyre bisedojmë me deputetin evropian konservator Robërt Atkins. Ai është anëtar i Komisionit të Peticioneve pranë Parlamentit Evropian:

“Marrim shumë peticione mbi probleme ekologjike. Për shembull, në lidhje me projektin për ndërtimin e naftësjellësit nga Rusia përmes Detit Baltik deri në Gjermani në komision erdhën disa peticione. Kjo temë ekologjike është me rëndësi të madhe. Doemos shtrohen peticione edhe me rëndësi lokale dhe individuale. Njerëzit ankohen nga ndërtimi i rrugëve, nga cilësitë e ujit dhe ajrit etj. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh vijnë ankesa lidhura me mosnjohjen e diplomave, kualifikimit ose mësimit nga ndonjë vend anëtar. Për shembull, në se keni mbaruar ndonjë universitet në Bullgari, mund të ndodhë ashtu, se në Greqi ose në Britani, të mos njohin shkallën tuaj akademike. Thënë me fjalë të tjera, shtrohen peticione mbi çështje të ndryshme dhe ne jemi të detyruar të shqyrtojmë problemet dhe të japim përgjigje.”

I drejtuam lutje zotit Atkins të tregojë shifra konkrete për efikasitetin e punës së Komisionit të Peticioneve:

“Në se në komision shtrohet ndonjë peticion, atëherë ne bëjmë hapat e domosdoshëm dhe dalim me rezolutë mbi të. Komisioni është në gjendje të shprehë qëndrim mbi 95 për qind nga peticionet. Për sa iu përket afateve, ne nuk jemi të kënaqur se shqyrtimi i peticioneve kushton aq shumë kohë. Qëndrimi ynë është, se Komisioni Evropian nuk reagon mjaftë shpejtë. Nga momenti i paraqitjes së peticionit deri në shqyrtimin e tij nga komisioni, kalojnë tre muaji. Kjo i detyrohet burokracisë në verifikimin e shkresave.”

Kryetari i grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë në Parlamentin Evropian Greëm Uotsën caktoi disa sfera, në të cilat ndikimi i Parlamentit Evropian do të forcohet gjatë mandatit të ri:

“Në përputhje me Marrëveshjen e Lisbonës Parlamenti Evropian do të fitojë të drejtën e shprehjes për shpenzimet e lidhura me politikën e përbashkët bujqësore të vendeve anëtare të BE-së. Kjo do të thotë, se do të kemi një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e parave të tatimpaguesve në kuadrin e bashkimit. Marrëveshja e Lisbonës u siguron qytetarëve të drejtën e iniciativës. Dhe në se 1 milion shtetas nënshkruajnë një peticion, atëherë pushtetarët duhet të marrin në konsideratë kërkesat e shkruara në të.”

Për sa i përket pritjeve të qytetarëve evropianë nga puna e Parlament Evropian gjatë mandatit të ri, zoti Uotsën shpjegon:

“Njerëzit shpresojnë, se Parlamenti Evropian gjatë mandatit të ri do të merret me tri probleme kryesore. Dy prej tyre janë me rëndësi botërore – ndryshimet klimaterike dhe terrorizmi. Prioriteti i tretë ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve. Nuk ka dyshim, se BE-ja bëri një hap përpara në mbrojtjen e konsumatorëve. Tani gjithçka që shitet në tregjet evropiane nga ushqimi, përmes lodrave, deri te orenditë shtëpiake, duhet të jetë e parrezikshme për blerësit. Dhe këtu është vendi të theksoj punën e mirë të komisares evropiane Meglena Kuneva, e cila përgjigjet për mbrojtjen e konsumatorëve.”

Megjithatë interesi i shtetasve evropianë ndaj Parlamentit Evropian është i dobët. Si organizata do të provokojë evropianët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlament Evropian vitin 2009. Kësaj pyetjeje iu përgjigjet ambasadori i Francës në Bullgari, shkëlqesia e tij Etien djo Ponsen:

“Është për t’u mjeruar, se njerëzit nuk interesohen nga Parlamenti Evropian. Marrëveshja e Lisbonës do të shtojë autorizimet e Parlamentit Evropian. Parlamenti është ai, i cili në bashkëpunim me vendet anëtare miraton legjislacionin evropian, që aplikohet në vendet anëtare të BE-së. Ky është një parlament funksionues me pushtet real, i cili punon në mënyrë intensive. Vendimet, që miratohen në të janë me rëndësi të dorës së parë. Ato ndikojnë mbi jetën e përditshme të shtetasve evropianë. Zgjedhjet shqyrtohen nga pikëpamja kombëtare ose rajonale, dhe problematikës evropiane nuk i kushtohet vëmendje të madhe. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian nuk ndikojnë mbi jetën politike të vendit përkatës, por ato kontribuojnë për përmirësimin ose për ndryshimin e bilancit politik në kuadrin e BE-së.”

Rubrika transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumania dhe Ivelin Radio, Francë, partnere të projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”, i cili zbatohet nga Instituti Evropian.

Autorë: Daniella Konstantinova, Maja Pellovska, Veneta Nikollova, Diana Hristakieva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Interaktiv
Radio Sendungen
Video
Audio


 
Заедно
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Interviews
 
 
 
    mehr 
Die EU-Fonds für Bulgarien
 
 
 
    mehr 
Neueste Artikel
 
    mehr 

Ein Projekt von Europäisches Institut | Centre for policy modernisation | EUROPEUM Institute for European Policy |
| Datenschutzerklärung | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Das Informationssystem wurde verwirklicht mit finanzieller Unterstützung von OSI und OSF – Sofia