Europe.bg
  Hauptseite - Europäisches Parlament - Interaktiv - Radio Sendungen
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Benutzername:
  
  Kennwort:
  
  
Registrierung
vergessenes Kennwort
Was ist my.Europe.bg
 
  Information
Sitemap
Kontakt
Partner
Partner Medien
herunterladen
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Europäisches Parlament / Interaktiv / Radio Sendungen

  • A+
  • A-
29-05-2008

BE, qytetarët evropianë dhe Dita e Evropës

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player erforderlich.

Gjatë muajit maj shënuam Ditën e Evropës – më 9 maj. Një rast i mirë që të rikujtojmë historikun e BE, të ndalemi mbi simbolet e Evropës dhe të përvijojпë atë që na bën më të afërt si qytetarë të Evropës.

audio  

“Franca gjithmonë e ka pasur si qëllim kryesor t’i shërbejë paqes. Evropa ende nuk është ndërtuar – kishim luftë. Evropa nuk do të ndërtohet nga vetvetiu, por me përpjekje të përbashkëta. Ajo do të krijohet me veprime konkrete, në vend të parë duhet të bashkohemi në bazë të një solidariteti real!”

Këto fjalë i përkasin ministrit francez të punëve të jashtme Robert Schuman. Ato na kthejnë në vitin e largët 1950. Dita ishte 9 maj. Në një fjalim, të frymëzuar nga ideja e Jean Monnet për krijimin e një institucioni evropian mbi kombëtar, ai propozoi që Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane që dëshirojnë të bashkojnë resurset e tyre të qymyrgurit dhe çelikut. Ideja për bashkimin e industrive kyçe të Francës dhe Gjermanisë, në bazë të të cilëve zhvillohet industria e armëve, është një farë garanci për paqen në kontinent pas Luftës së porsa mbaruar botërore. Ky propozim, i njohur si “Deklarata e Schumanit” konsiderohet si fillimi i ndërtimit të Bashkimit evropian. Kështu në Paris, pas afro një viti, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Luksemburgu dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë evropiane për qymyrgur dhe çelik. Pas 6 vjetëve, në vitin 1957 në Romë nënshkruhen dy marrëveshje të reja – Marrëveshja për krijimin e Komunitetit ekonomik evropian dhe Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë evropiane të energjisë atomike. Integrimi është aq i suksesshëm dhe i favorshëm, që Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe vendosën tu bashkohen tre Komuniteteve. Kjo u bë në vitin 1973. Në vitin 1981 në këto Komunitete bashkohet dhe Greqia, ndjekur në vitin 1986 edhe nga Spanja dhe Portugalia.

Në fillim të viteve 90, më 7 shkurt të vitit 1992, në qytetin holandez Maastriht nënshkruhet Traktati për BE. Ai rriti në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e Parlamentit evropian. Nëpërmjet aplikimit të procedurës së marrjes së përbashkët të vendimeve, Parlamenti shndërrohet në partner në procesin ligjvënës dhe fiton të drejtën e vetos mbi fushat e rëndësishme të legjislacionit të BE.
Zgjerimi i katërt i BE është në vitin 1995 me aderimin e Austrisë, Finlandës dhe Suedisë. Pas pak kësaj kërkesa për anëtarësim parashtrojnë Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Estonia, Lituania. Letonia, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Zgjerimi i pestë i BE lidhet me bashkimin me 1 maj të vitit 2004 të dhjetë prej këtyre vendeve dhe me Bullgarinë dhe Rumaninë më 1 janar të 2007.

9 maji – Dita e Evropës, është njeri prej simboleve të BE krahas flamurit, himnit, motos dhe euros. Dita, në të cilën është bërë hapi i parë për bashkimin e vendeve evropiane, i cili pak më vonë çojë në krijimin e BE, është rast për nisma dhe festime, të cilët i afrojnë popujt evropianë. Në vitin 1985 për himn zyrtar të BE është miratuar “Oda e gëzimit”nga Simfonia e IX e Betovenit. Në gjuhën universalet të muzikës ky himn shpreh idealet për liri, paqe dhe solidaritet për të cilat punon Evropa bashkërisht. Flamuri i BE, që përbën një qiell blu, ku ka 12 yje të arta të radhitur në formë rrethi po kështu simbolizon solidaritetin dhe harmoninë midis popujve evropianë. Numri 12 sipas traditës është simbol i përsosmërisë dhe unitetit. “I bashkuar në larminë” kjo është motoja e BE, e cila përgjithëson idenë, se nëpërmjet BE evropianët janë të bashkuar në përpjekjet e tyre të përbashkëta për paqe dhe drejtësi dhe se kulturat, traditat dhe gjuhët e larmishme janë avantazhi i madh i Evropës. Nga viti 2002 edhe euroja u bë simbol i Evropës së bashkuar. Ajo u bë valuta zyrtare në vendet, që iu bashkuan së ashtuquajturës “eurozona”.

Si një organ i zgjedhur drejtpërsëdrejti, Parlamenti evropian është më afër qytetarëve dhe forcimi i rolit të tij, sipas zotit Toon Streppel, do të thotë ndikim më të madh të qytetarëve mbi politikën e Bashkimit.

“Në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës, Parlamenti evropian do të përfshihet në përpilimin e llojeve të ndryshme të legjislacionit – shpjegon ai. Kështu roli i Parlamentit do të rritet ndjeshëm. Kjo do të thotë, se do të jetë në interes të njerëzve të jenë në kontakt me përfaqësuesit e tyre në parlament, që të mund të influencojnë mbi krijimin e legjislacionit të ri. Në vend të dytë, në mesin e vitit tjetër do të ketë zgjedhje evropiane në të gjitha vendet-anëtare, ndërsa në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës mund të presim, qe partia më e fuqishme në Parlamentin evropian do të mund të vendosë në lidhje për ngjyrën e kryetarit të ri të Komisionit evropian.”

Si do të ndryshohen format dhe mënyrat e bashkëveprimit midis Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian pas vitit 2009?

“Në këtë drejtim nuk pres ndryshime. Siç tashmë thashë, roli i Parlamentit evropian do të rritet, por sistemi i bashkëveprimit nuk do të ndryshojë. Viti tjetër në përgjithësi përvijohet si i vështir, në kuptimin, se nuk do të ketë projekte ligjvënëse nga Komisioni i vjetër evropian para zgjedhjeve, sepse mandati i tij po përfundon. Nga ana tjetër, pas zgjedhjeve evropiane do të nevojitet kohë për fillimin e procedurave. Prandaj nuk pres ndryshime në vitin 2009, por tek fundi i 2009 dhe në fillim të 2010 do të fillojë një bashkëpunim i ri i Parlamentit të ri evropian dhe Komisionit të ri evropian dhe supozoj, qe Parlamenti evropian do të ushtrojë presion më të madh për zbatimin e detyrave dhe prioriteteve.”

Biljana Raeva është prej brezit të ri deputetëve evropianë. “Ne jemi zgjedhur me votën e qytetarëve dhe është e pamundur që mos mbajmë lidhje direkte me ta” – thotë ajo.

“Përveç zyrave të informacionit – unë vetë kam dhjetëra të tilla në Bullgari, ne realizojmë dhe veprimtari të tjera – shpjegon Biljana Raeva. Organizojmë seminare, konferenca, ftojmë grupe të ndryshme në Parlamentin evropian, p.sh. studentë, aktivistë kulturor, gazetarë. Kontakti me vendbanimet më të vogla është i vështirë, por unë i vizitoj në vend - në lidhje me ndonjë problem ose ide,e cila duhet të gjejë shfaqjen e saj në Evropë. Shpesh herë vijnë sinjalizime për mosrespektimin e së drejtës. Vijnë sinjalizime, lidhur me mjedisin, me punën e administratës – gjëra këto të cilat kanë zgjidhjen e tyre në nivel vendor – do më thënë në Bullgari. Përpiqem në raste të tilla të informojë kolegët e mi në administratat përkatëse ose në organet që mund të marrin vendim, se ka kazus të tillë që të mund të ndihmojnë për zgjidhjen e tij. Nëse bëhet fjalë për anën më të bukur – ka shumë ide kryesisht nga njerëz të rinj për projekte, ide për shkëmbim të përvojës midis shkollave ose universiteteve në Evrope, për bashkëpunim,, të cilat unë me gëzim të madh i mbështes.”

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI Rumania dhe Ivlin radioja – Francë. Në transmetimin e radhës do të bëhet fjalë për Vitin evropian të dialogut ndërkulturor.

Autorë: R. Cvetkova, D. Konstantinova, V. Vlladkova, E. Karkallanova
Përgatiti në shqip: S. Popova



Interaktiv
Radio Sendungen
Video
Audio


 
Заедно
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Interviews
 
 
 
    mehr 
Die EU-Fonds für Bulgarien
 
 
 
    mehr 
Neueste Artikel
 
    mehr 

Ein Projekt von Europäisches Institut | Centre for policy modernisation | EUROPEUM Institute for European Policy |
| Datenschutzerklärung | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Das Informationssystem wurde verwirklicht mit finanzieller Unterstützung von OSI und OSF – Sofia