Europe.bg
  Page d’accueil - Le Parlement europeen - Interactif - Emissions radio
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Utilisateur:
  
  Mot de passe:
  
  
Registration
Mot de passe oublié
Europe.bg, c'est quoi?
 
  Information
Plan du site
Contacts
Partenaires
Partenaires média
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Le Parlement europeen / Interactif / Emissions radio

  • A+
  • A-
30-03-2008

Roli i zgjeruar i Parlamentit Evropian në përputhje me Marrëveshjen e Lisbonës

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player nécessaire pour écouter

Më 13 dhjetor të vitit 2007 udhëheqës shtetëror dhe qeveritarë të 27 shteteve-anëtare të BE nënshkruan në kryeqytetin portugez Lisbonë marrëveshjen e re te aleancës së zgjeruar. Marrëveshja parashikon institucione të reja dhe më fleksibile dhe marrje të më shumë vendimeve demokratike. Ajo do të hyjë në fuqi më 1 janar vitin tjetër. Deri atëherë secili vend–anëtar duhet ta ratifikojë. Bullgaria tashmë e bëri këtë.

LISTEN IN ALBANIAN LANGUAGE HERE  

Çfarë përbën Marrëveshja e Lisbonës – për koment të shkurtër iu drejtuam prof. dr. Orlin Borisovit, pedagog i së drejtës publike ndërkombëtare dhe i së drejtës të BE në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Marrëveshja e Lisbonës përfshin dy tekste, tha ai dhe shpjegoi:

“Marrëveshja e Lisbonës ndryshon Marrëveshjen për BE – të ashtuquajturën Marrëveshje Maastrih, duke zbatuar në drejtim të saj 65 korrigjime dhe plotësime – thotë prof. Borisov. Ndërsa teksti i dytë aplikon momente të reja në Marrëveshjen për komunitetin evropian – në të ashtuquajturën Marrëveshje të Romës, në bazë të së cilët u krijua në fillim Komuniteti ekonomik evropian dhe pas kësaj Komuniteti evropian. Do më thënë këto ndryshime janë të rëndësishme jo në drejtim të Parlamentit evropian, por për vet BE. Sepse në të gjitha tekstet e marrëveshjes, ku janë bërë 295 ndryshime, nocioni Komuniteti evropian zëvendësohet me BE. Ndërsa vet Marrëveshja, në vend të Marrëveshjes për themelimin e Komunitetit evropian, quhet Marrëveshja për funksionimin e BE. Në këtë drejtim sinkronizon veprimtaritë e institucioneve të ndryshme, përfshi Europarlamentin, duke konfirmuar, se Parlamenti Evropian do të jetë organi më i rëndësishëm, më demokratik i vendeve-anëtare të BE, sepse në të ato janë përfaqësuar me anën e zgjedhjeve të drejtpërdrejta, të zbatuara që në vitin 1974”.

Tashmë filloi procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Lisbonës. Para ditëve të numëruara dhe Bullgaria e ratifikoi. U lidhëm në telefon me kryetarin e Parlamentit Evropian zotin Hans-Gert Poettering dhe e lutëm që të komentojë si e sheh ai Parlamentin Evropian pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes në janar të vitit 2009?

“Më lejoni së pari ta përshëndesë Parlamentin Bullgar për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës me një shumicë aq të madhe – thotë zoti Poettering. Në këtë mënyrë Kuvendi popullor tregoi, se Bullgaria ka një qëndrim jashtëzakonisht pozitiv ndaj bashkimit të Evropës. Për Parlamentin Evropian marrëveshja për reforma të BE është një hap shumë i rëndësishëm përpara, sepse parlamenti fiton kompetenca ligjvënëse po thuaj të barabarta me Këshillin e BE. Zgjedhjet e para për Parlamentin Evropian u zhvilluan në vitin 1979 dhe që atëherë deri më sot, pa shkëputje, unë jam deputet evropian si dhe akoma 5 kolegë të mi. Në vitin 1979 nuk kishim asfare kompetenca ligjvënëse. Me Marrëveshjen e Lisbonës, të cilën e votuam në vitin 2007, Parlamenti Evropian fiton të drejtën për marrjen e vendimeve ligjvënëse në po thuaj të gjitha sfera, që sipas mendimit tim, është një zhvillim shumë pozitiv.”

Në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës Parlamenti Evropian do të marr më shumë kompetenca dhe do të kthehet në një ligjvënës të barabartë të Këshillit të BE në drejtim të po thuaj të gjitha ligjeve evropiane. Këshilli është institucioni kryesor, i cili merr vendimet në kuadrin e Këshillit. Ai përbëhet nga përfaqësues të secilit vend-anëtar në nivel ministrash. Me fjalë të tjera, legjislacioni i tërësishëm evropian, me përjashtime të vogla, do t’i nënshtrohet miratimit të dyfishtë në bazë të barabartë nga ana e Këshillit dhe nga ana e Parlamentit Evropian. Kjo është me rëndësi të madhe duke pasur parasysh faktin, se deputetët evropianë zgjidhen drejtpërsëdrejti nga njerëzit. Si Marrëveshja e Lisbonës do të reflektojë mbi punën e Parlamentit Evropian? Me këtë pyetje iu drejtuam zotit Enrique Baron Crespo – ish kryetar i Parlamentit Evropian, ndërsa sot deputet në të.

“Ajo do të na ofrojë një fushë më të gjerë për punë, sepse do të shtojë nga 35 në 85 sferat, në të cilat bashkërisht me Këshillin do të miratojmë ligje – thotë ai. Ne do të shtojmë në mënyrë të konsiderueshme kompetencat tona në sferën ligjvënëse, si dhe në atë të buxhetit. Parlamenti ka gatishmërinë t’i marrë këto kompetenca dhe të rrisë kontrollin e tij mbi Komisionin Evropian, i cili do të bëhet edhe më demokratik, do të kemi më shumë autorizime edhe në zgjedhjen e tij.”

Si çdo gjë tjetër në jetë, edhe Marrëveshja e Lisbonës ka përkrahësit dhe oponentët e saj. Franck Biancheri – kryetar i Lëvizjes civile “Evropianët e rinj” /president du movement Newrepeans/ me mbështetës në vende të ndryshme të BE, bën pjesë në anën e kundërshtarëve të Marrëveshjes. Para Radio Bullgarisë ai shpjegoi:

“Marrëveshja e Lisbonës nuk është në gjendje ta zgjidhë problemin kryesor të BE, mungesën e besimit të qytetarëve ndaj udhëheqësve dhe institucioneve evropiane. Përkundrazi. Metoda e zgjedhur për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës, largoi mundësinë për zhvillimin e referendumi. Qëllimi ishte t’i jepet përparësi ratifikimit të saj parlamentar. Kjo metodë në fakt konsiderohet nga njerëzit në Evropë si mënyrë për heqjen e mundësisë që qytetari i veçantë të shprehë mendimin e tij në lidhje me marrëveshjen. Kështu që kjo metodë thellon edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve ndaj udhëheqësve dhe institucioneve evropiane. Ne mendojmë, se e vetmja mënyrë që të fitohet besimi i zgjedhësve ndaj Parlamentit Evropian është të themelohen lëvizje politike transevropiane, të cilët të kenë vizionin e tyre për të ardhmen e tyre të BE. Nuk ka rëndësi çfarë do të jenë këto lëvizje – të partive të majta, centriste ose të djathta, kryesoja është të bashkojnë bindjet e qytetarëve qoftë të Bullgarisë, Spanjës, Francës, Anglisë etj.

Është fakt i njohur, se në vendet e reja anëtare, dhe në vendet anëtare të vjetra të BE, njerëzit nuk interesohen shumë për parlamentin. Si atëherë duhet të detyrohen të votojnë, si të fitohet besimi i tyre?

“Disa njerëz interesohen, disa të tjerë – jo. E tillë është jeta! – përgjigjet Enrique Baron Crespo. Duke u mbështetur mbi studimet e opinionit publik, të bërë në shtetet e BE, u bë e qartë, se Parlamenti Evropian është institucioni më i respektuar ndër popullsinë e 27 shteteve-anëtare të BE. Është e drejtë, se aktualisht ne po ndërtojmë një botë të re. Kështu që tani me rëndësi më të madhe është të gjejmë zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët – në fushën e ekonomisë, në jetën e tyre të përditshme e kështu me radhë. Dhe t’u shpjegohet atyre çfarë masa konkrete ndërmarrim për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Të nderuar dëgjues, shpresojmë, se me transmetimin tonë të sotëm hodhëm më shumë dritë mbi kompetencat e ardhshme më të mëdha të Parlamentit Evropian.

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumani, dhe Ivlin radio- Francë, të cilat janë partnere mediatore në kuadrin e projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”.

Autore: Vesella Vlladkova, Elena Karkallanova, Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Interactif
Emissions radio
Video
Audio


 
Заедно
Evénements à venir
 
 
 
    Encore 
Evénements à venir
 
 
 
    Encore 
Interviews
 
 
 
    Encore 
Articles récents
 
    Encore 

Projet de Institut européen | Centre de modernisation des politiques | Institut des politiques européennes |
| Protections des données privés | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Le système d'information est réalisé grace au soutien financier de Institut Société ouverte et Fondation Société ouverte - Sofia