Europe.bg
  Page d’accueil - Le Parlement europeen - Interactif - Emissions radio
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Utilisateur:
  
  Mot de passe:
  
  
Registration
Mot de passe oublié
Europe.bg, c'est quoi?
 
  Information
Plan du site
Contacts
Partenaires
Partenaires média
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Le Parlement europeen / Interactif / Emissions radio

  • A+
  • A-
07-12-2008

Përgjigja e Evropës krizës financiare botërore

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player nécessaire pour écouter
Vendime konkrete për masat për kapërcimin e krizës financiare ishin marrë në takimin e nivelit të lartë të BE në mesin e tetorit në Bruksel. Ai u zhvillua menjëherë pas takimit të liderëve të 15 shteteve nga eurozona, ku ishte përgatitur një plan rimëkëmbës për kthimin e besimit në sistemin bankar.

A janë adekuate me situatën vendimet e marra në Bruksel, cilat janë vendet më të kërcënuara dhe më të mbrojtura?

Sipas Georgi Angellovit, analist ekonomik nga instituti “Shoqëria e hapur” shumë probleme janë të grumbulluara në Evropë dhe ato nuk mund të zgjidhen në plan afatshkurtër. “Në praktikë Evropa është e papërgatitur për këtë krizë – mendon ai. Qeveritë grumbullonin deficite buxhetore dhe borxhe bile në vitet më të mira për ekonominë dhe tani nuk kanë mundësi të mëdha për manovra. Në vend që të ndajnë rezerva për momente të vështira, bankat punonin me kapital minimal, i cili doli i pamjaftueshëm dhe përkatësisht ka nevojë për rikapitalizim. Këto probleme mbeten dhe pakësojnë mundësitë për reagime tani. Në fakt, Evropa nuk përdori disa vitet e mira për të bërë një zgjerim të shpejtë të zonës evropiane. Nga njëra anë do të shtonte ndikimin e valutës evropiane si të qëndrueshme dhe tërheqëse për investitorët, nga ana tjetër do të mbroheshin vendet e vogla nga ndikimi i krizës.”

A janë të mjaftueshme masat për kapërcimin e krizës, që Evropa ndërmerr dhe çfarë tjetër duhet të bëjë?

“Masat në asnjë drejtim nuk ishin të mjaftueshme për ta ndalur dështimin e sistemit financiar, ato nuk mund të zhdukin gabimet dhe problemet nga e kaluara – vë në dukje analisti ekonomik. BE ende nuk është ekonomia më konkurruese dhe më dinamike. Përkatësisht financat publike evropiane dhe buxhetet shtetërore, dhe vet buxheti i BE, ende nuk janë motori i rritjes. Në shumë raste ato pengojnë ekonominë. Në këtë kuptim masat duhet të ndërmerren në ekonominë reale, sepse përveç parandalimit të sistemit nga katastrofa, duhet t’i sigurojmë asaj mundësinë të zhvillohet. Nga ana tjetër, një politikë e qarë për zgjerimin e eurozonës do të jepte mundësinë për kapërcimin më të lehtë dhe më të shpejtë të panikut.”

Sipas Georgi Angellovit, Islanda është një shembull për këtë si një vend i vogël me valutë “të vogël” dhe sistem të madh bankar nuk arriti t’i jap rezistencë krizës, sepse bankat e saj nuk kishin lidhje me Bankën qendrore evropiane. “Sektori bankar ishte aq i madh, që kur u përpoq ta shpëtojë, shteti “falimentoi” – thotë ekonomisti. A ka rrezik kjo të ndodhet edhe në shtete të tjera?

“Në parim rrezik ka, sidomos për vendet të cilat kanë diçka të përbashkët me Islandën – komenton Georgi Angellovi. Valuta “të vogla”në Evropë kanë Suedia, Danimarka, Zvicra. Dhe në Evropën Lindore shumë vende kanë valuta të tyre. Britania e Madhe gjithashtu ka valutë të saj, jo të vogël, por jo aq të madhe se sa është euroja ose dollari. Nga ana tjetër,ka shtete me sisteme të mëdha bankare si Zvicra, Irlanda, disa prej shteteve skandinave, ku sektori bankar është disa herë më i madh se Produkti i brendshëm bruto. Kriza aktuale vërteton, se zgjerimi i euros është me dobi si për vetë BE, ashtu edhe për vendet e veçanta të vogla. Ato, që ishin kundër pranimit të euros, tashmë e ndryshojnë mendimin e tyre. Shumica e njerëzve në Danimarkë mbështetin miratimin e valutës evropiane. Islanda, e cila nuk donte të aderonte me BE dhe të pranonte euron, tashmë është gati për një hap të tillë. Ndoshta zhvillim të ngjashëm do të shohim edhe në Zvicër, pse jo edhe në Britaninë e Madhe.

A jeni të qetë për masat që BE ndërmerr në përgjigje të krizës financiare?

Sipas Veselin Fezlijskit, 59 vjeçar, sociolog, BE ndërmerr masa serioze, por se sa janë adekuate, këtë do të tregojë zhvillimi i krizës. “Të gjithë thonë, se vendet evropianolindore nga njëra anë janë të kërcënuara, por nga ana tjetër Bullgaria me bordin valutor dhe me informacionin, se bankat tona prijëse janë me fitime të larta do të thotë, se ne nuk duhet të kemi frikë – thotë ai. Ndihma për bankat evropiane, të cilat sikur shtetëzohen, tregon, se goditja në sektorin financiar i ka trembur shumë dhe pasojat janë serioze, sepse ato do të çojnë në shtrëngimin e prodhimit, në papunësi dhe në një krizë të re. Dhe kjo krizë mund të ndikojë, sipas mendimit tim, negativisht mbi vet themelet e BE. Kam parasysh dështimin e Kushtetutës evropiane dhe faktin, se Marrëveshja e re e Lisbonës po kështu has në rezistencë. Mbi çështje të veçanta vendet e ndryshme anëtare kanë pozita të ndryshme, d.m.th. ne jemi bashkë, por jemi të ndryshëm. Ndërsa parametrat ekonomike dhe financiare të krizës mund të çojnë në këtë që marrëveshjet dhe uniteti i arritur të kthehen në pikën e nisjes. Sepse kur BE merr masa, në fakt ai nuk i ndërmerr në mënyrë globale, por nxjerr direktiva, të cilat pas kësaj aplikohen nga vendet e veçanta. Përveç kësaj, vështirë mund të pritet që BE do të bëjë ndonjë model për kapërcimin e krizës të tipit të fondeve paraaderuese – një gjë e tillë nuk mund të pritet. Me gjithë atë mendoj, se kur kriza do të ndihet më seriozisht tek ne, ajo vështirë do të jetë me fuqi shumë të madhe, sepse të varfëritë gjithmonë humbasin më pak.”

Borjana Dimitrova, 45 vjeçare, ekonomiste për nga profesioni, tani për tani nuk ndjen efekte në buxhetin e saj familjar, që shpjegohet me faktin, se nuk ka shumë para të depozituara në bankë. Sa u përket masave që ndërmerr BE për kapërcimin e krizës financiare botërore, ajo nuk mund të vlerësojë saktë si do të ndikojnë ato në Bullgari. Me gjithë atë a ndihet ajo e qetë?

“Tani për tani, po. Ndoshta ende nuk e ndjemë atë që ndodhet. Mendohej, se vendi ynë nuk do të preket, por sipas meje, kriza vështirë do të kalojë anës nesh. Do të ketë shkurtime, firma do të falimentojnë. Mendoj, se do të ketë rënie edhe në sektorin e ndërtimit, nuk do të ketë kërkesa të mëdha për banesa.”

Sipas Rosica Cenkovës, 38 vjeçare, parukere, në Bullgari kriza nuk do të ndihet shumë, sepse nga njëra anë gjatë viteve të fundit ne jemi në krizë, dhe nga ana tjetër jemi shtet i vogël pa industri dhe prodhim të madh.

“Ajo që bën përshtypje të madhe është se në të gjitha mediat publikohet dhe flitet vazhdimisht se kriza do të na godasë gjatë marsit ose do të ketë një katastrofë e cila do të ndihet në çdo një familje – shton ajo. Këto shkrime u pengojnë njerëzve që të punojnë dhe të jetojnë qetë. Unë personalisht, nuk jam shumë e shqetësuar, sepse Bullgaria është një vend i vogël dhe gjithmonë kemi qenë në varësi prej dikujt. Në të njëjtën kohë shoh, se njerëzit në shtetet më të mëdha me pjesëmarrje më solide në BE shqetësohen – i pushojnë nga puna, i lënë pa punë, mbeten pa të ardhura. Unë jam parukere, tani për tani punë kam, sepse shërbimi që ofrojë është sipas xhepit të njerëzve.”

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumania dhe Ivlin radio – France në kuadrin e projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”, që zbatohet nga Instituti Evropian me mbështetjen financiare të Drejtorisë së përgjithshme “Komunikacione” të Parlamentit evropian. Pyetjet, komentet dhe propozimet tuaja janë të mirëpritura në adresën tonë elektronike: infro@europe.bg.

Autore: T. Harizanova, M. Pellovska, V.Nikollova
Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Interactif
Emissions radio
Video
Audio


 
Заедно
Evénements à venir
 
 
 
    Encore 
Evénements à venir
 
 
 
    Encore 
Interviews
 
 
 
    Encore 
Articles récents
 
    Encore 

Projet de Institut européen | Centre de modernisation des politiques | Institut des politiques européennes |
| Protections des données privés | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Le système d'information est réalisé grace au soutien financier de Institut Société ouverte et Fondation Société ouverte - Sofia