Europe.bg
  Начало - Парламент - Интерактивно - Радиопредавания
  НАВИГАЦИЯ
  My.Europe.bg
  Потребител:
  
  Парола:
  
  
Регистрация
Забравена парола
Какво е my.Europe.bg
 
  Информация
Карта на сайта
Контактна информация
Партньори
Медийни партньори
    Вестник Дневник
    Actualno.com
    Expert.bg
    Радио България
    Хоризонт
    Yvelines Radio
    RFI Romania
    Радио Fresh
    LovechToday.eu
    Toute l'Europe
    Селскостопански новини
Изтегли и инсталирай
Последната актуална информация на тази версия на Europe Gateway е от 25 април 2014.
Можете да достъпите новата версия от тук.

Парламент / Интерактивно / Радиопредавания

  • A+
  • A-
18-03-2008

Starton projekti madhështor “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”

Audio
Изисква JavaScript и Adobe Flash Player.

A është e mundshme që mendimi im për probleme, që më preokupojnë dhe prekin jetën e njerëzve, me të cilët jam lidhur me interesa të përbashkëta, të merret në konsideratë dhe të ndikojë në marrjen e vendimeve në BE? Me
Çfarë Parlamenti evropian, për të cilin dëgjoj aq shumë nga politikanët dhe gazetarët, ndryshon nga Komisioni evropian, për shembull? Çfarë është kjo gjuhë burokratike, që s’e kuptoj dot? Një përgjigje pyetjeve të tilla dhe të ngjashme do t’ju ofrojmë në vargun e 15 transmetimeve të përgatitura, i pari prej tyre është sot. Radio Bullgaria ka nderin dhe përgjegjësinë e madhe të jetë njeri prej partnerëve mediatikë në projektin “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”. Iniciativa do të vazhdojë deri në fund të prillit 2009 dhe do të përkojë me fazën finale të përgatitjes për zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit evropian.


Në thelbin e projektit, të mbështetur nga Parlamenti evropian, është një prej organizatave joqeveritare me influencë më të madhe në Bullgari, që punojnë në sferën e integrimit evropian – Instituti evropian. Qëllimi është të sqarohen dhe të popullarizohen gjerësisht puna dhe kompetencat e zgjeruara të parlamentit evropian. Iniciatorët e projektit me arsye e quajnë madhështor, sepse informacioni për të do të kapërcejë kufijtë kombëtare dhe do të përfshijë auditorë në 20 shtete evropiane, para së gjithësh anëtare të BE, me bashkëpunimin e organizatave partnere në to. “Do të përpiqemi ta bëjmë në gjuhën e së përditshmes” – është kategorike Juliana Nikollova, drejtore e Institutit evropian.

“Përveç Radio Bullgarisë, RFI-së Bukuresht dhe Radios Yvelines, Francë, kemi pjesëmarrës edhe nga tre rrjete të organizatave joqeveritare, që merren me studime strategjike dhe evropiane – thotë ajo. Këto janë një rrjet universitetesh – quhet Challenge Project network, Belgjikë, po kështu një rrjet ballkanik komunikacioni - Balkan Communication Network, si dhe PASSOS network, Çeki – një rrjet i Shoqërisë së hapur, që përfshin 7 shtete-anëtare dhe akoma 18 vende, që nuk janë anëtare të BE”.

Viti 2008 është i posaçëm për Parlamentin evropian. Më 19 mars ai mbushi 50 vjeç. Jo rastësisht projekti “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian” mbështetet nga ky institucion i autoritetshëm, që ka kaluar një rrugë gjysmëshekullore nga organi konsultativ deri te ligjvënësi real në BE me miratimin e Marrëveshjes së Lisbonës. Cvetomir Bojaxhievi është zëvendësdrejtor i Zyrës informative të Parlamentit evropian në Bullgari. Ja se çfarë tha ai para Radio Bullgarisë:

“Dëshira jonë në cilësinë tonë të nëpunësve të Drejtorisë “Komunikacione” të Parlamentit evropian është ta transmetojmë këtë mesazh ndaj qytetarëve të Evropës – se me rritjen e përhershme të kompetencave të Parlamentit evropian ai po shndërrohet në njërin prej faktorëve kryesor, që përcaktojnë drejtimet e së përditshmes së tyre. Nga kjo pikëpamje votimi në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin evropian në vitin 2009 është me rëndësi të madhe. Posaçërisht në Bullgari, sepse jemi anëtarë të BE prej një viti, njerëzit shpesh herë mendojnë: “Kjo nuk ka të bëjë me ne”. Por ne nuk duhet të harrojmë, se Parlamenti evropian është i vetmi organ i BE i zgjedhur ne mënyrë demokratike me anën e zgjedhjeve të drejt për drejta. Bullgaria vite me radhë ka qenë anës BE dhe institucioneve evropiane. Por ka ardhur koha qe secili prej nesh të kuptojë se vendimet e rëndësishme merren në nivel të BE. Nga kjo pikëpamje gëzohem, se punohet mbi projekte të tilla, që rritin informimin e njerëzve dhe parashikojnë tërheqjen e më shumë mediave të shteteve të ndryshme. Kështu mesazhi do të arrijë tek më shumë qytetarë, do të ketë mundësi të shkëmbehen qëndrime të ndryshme. Nga ana tjetër, projekti i tanishëm vë theksin mbi ndërtimin e një dialogu midis qytetarëve dhe institucioneve. Ky është një forum i mirë për mendime dhe reagime të qytetarëve, të cilët kanë interes për tematikën evropiane. Ata mund të propozojnë ide ose të ndajnë qëndrime. Përveç kësaj gëzohem, se projekti u miratua nga Drejtoria “Komunikacione”, sepse zgjedhja nuk është bazuar mbi parimin e kuotës. Fakti, se projektet bullgare janë miratuar, do të thotë, se ato në fakt kanë fituar në konkurrencën me shtetet e tjera.”

Për qëllimet e projektit është krijuar dhe një sajt i ri intraaktiv. Ognjan Bojaxhievi, ekspert nga Instituti evropian, shpjegoi për Radio Bullgarinë.

“parlament.europe.bg” – ky është sajti, ku me zë, ilustrime dhe tekst do të përshkruhet gjithçka që formon politikisht dhe institucionalisht funksionimin e këtij organi të rëndësishëm në BE, atë që e dallon, mënyrën sipas së cilës çdo një qytetar mund të shkruajë peticion. P.sh. nëse ka një numër të caktuar nënshkrimesh, ato do të miratohen në parlament dhe kjo do të ndikojë mbi mënyrën e marrjes së vendimeve. Ne do të tregojmë si pikërisht bëhet kjo. Përveç kësaj janë planifikuar dialogë te rregullt me zë, ilustrim ose tekst me përfaqësues të lartë të Parlamentit evropian, të njohur në vendet – anëtare. Projekti startoi me 19 mars. Më këtë ditë është dhe transmetimi i parë i rubrikës në gjuhën bullgare të Radio Bullgarisë. Më këtë ditë Parlamenti evropian shënon përvjetorin e tij të 50. Ndër të tjerët, ajo që u bëri përshtypje të madhe partnerëve tanë në Parlamentin evropian, kur shqyrtonin projektin tonë, është aktiviteti i auditorit tuaj. Në të gjitha shtetet, për të cilat transmetoni, në aq shumë gjuhë, përfshi dhe vendet, që nuk janë anëtare të BE – transmetimet në gjuhët turke, shqip, rusisht, kudo gjithmonë merren shumë letra, telefonata. Ja, këta njerëz kanë pyetje, mendim ose dëshirë ta shohin dikë në sajt dhe t’i shtrojnë pyetjet e tyre, këtë ata do të mund të bëjnë në bazë të projektit tonë. Lidhjet e ndërsjella fillojnë që sot. Në fund të projektit mendoj, se dëgjuesit dhe lexuesit tanë do të kuptojnë, se problemet, dëshirat dhe shqetësimet tona janë të njëjta, siç janë të njëjta dhe mënyrat në bazë të cilave ne mund të ndikojmë mbi të ardhmen e BE dhe të marrim pjesë në mënyrë të barabartë në procesin e vendimmarrjes.

“Në mënyrë të barabartë si austriakët dhe suedezët, sepse deputetët tanë në Parlamentin evropian janë me numër të njëjtë – shton Juliana Nikollova. Pesha e votave tanë tani për tani është e njëjtë. Shpresojmë se projekti këtu, në Bullgari, do të kontribuojë për këtë që njerëzit të interesohen më shumë për votimin e evrodeputeteve. Ne duam të tregojmë, se Parlamenti evropian ka përgjegjësitë dhe kompetencat e tij të mëdha. Ai na përfaqëson ne, qytetarët evropianë. Deputeti evropian përfaqëson mua, qytetarin, jo shtetin, jo institucionet evropiane, por mua, qytetarin dhe ia vlen që të jap votën time për të dhe të kem kërkesa ndaj tij.”

Pasi më një janar 2007 Bullgaria u bë anëtare e BE-së, pesë muaj më vonë – më 20 maj 2007 u zhvilluan edhe zgjedhjet e para për euro deputetë. Përshtypje atëherë bëri aktiviteti i ulët zgjedhor i bullgarëve, i cili krijoi përfytyrimin, se shumica e njerëzve nuk kuptojnë rëndësinë e këtij institucioni evropian për jetën e tyre personale. Në Parlamentin e tanishëm evropian Bullgaria ka 18 përfaqësues të vet. Radio Bullgaria pyeti disa sofjanas se çfarë dinë në këtë etapë për Parlamentin Evropian dhe çfarë presin nga puna e deputetëve në të. Ja edhe përgjigjet e tyre:

“Nuk kam votuar për përfaqësuesit e bullgarëve në Parlamentin Evropian. Nuk jam i qartë se si euro deputetët dhe ligjet, të cilat miratohen, ndikojnë mbi jetën e tyre këtu në Bullgari – thotë Vlladimir Petrovi. – Në fakt nuk e di mjaftë për punën e Parlamentit Evropian, mungon informacion për këto çështje. Nuk e di me sa ligjet, që miratohen nga Parlamenti Evropian, do të aplikohen te ne.”

“Kuptohet, jam i mendimit se euro deputetët duhet të mbrojnë dhe të imponojnë vlerat evropiane – thotë Nina Staneva. Për mendimin tim një prej detyrave të rëndësishme të euro deputetëve është pikërisht kjo – të miratojnë dhe të imponojnë respektimin e ligjeve kundër diskriminimit, si edhe të ligjeve të tilla, të lidhura me zvogëlimin e emisioneve të dëmshme në atmosferë dhe me ruajtjen e mjedisit rrethues. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të efektit të ngrohjes globale dhe të ndikimit të saj negativ mbi shoqëritë në mbarë botën. Si grua dhe si nënë unë shqetësohem shumë për të gjitha këto gjëra.”

“Të punojnë për përmirësimin e jetës sonë, si qytetarë të BE-së – thotë Elena Dobreva, pensioniste. – Të rritet standardi i jetesës i njerëzve, sidomos në vendet e porsaaderuara – anëtare. Të krijohen kushte më të mira biznesi. Kjo më intereson si nënë dhe gjyshe, sepse dua që fëmijët e mi të jetojnë më mirë se ne. Mendoj se pikërisht euro deputetët duhet të merren me probleme të tilla si popullsia e moshuar në Evropë dhe migracioni. Është i domosdoshëm edhe miratimi i ligjeve për imponimin e masave më të rrepta sa i përket luftimit të paragjykimeve, mungesës së tolerancës dhe mungesës së barazisë.”

Çfarë është situata te partnerët tanë, në Çeki, sa i përket informimit të njerëzve për funksionet dhe rëndësinë e Parlamentit Evropian? Le të dëgjojmë Jeff Lovitt – drejtor ekzekutiv i PASSOS (Asociacionit për shoqërinë e hapur):

“Në përgjithësi niveli i informimit për veprimtarinë e Parlamentit Evropian është shumë i ulët, përfshi këtu edhe informimin për anëtarët e Parlamentit Evropian – thotë ai. – Kjo i përket edhe Republikës së Çekisë. Nga ana tjetër, shumë njerëz te ne madje nuk e dinë se do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian vitin tjetër. Kështu qe është shumë e rëndësishme që t’u shpjegojmë se çfarë në fakt është roli i Parlamentit Evropian. Por edhe euro deputetët duhet të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Vërtetë ka disa përfaqësues të Republikës së Çekisë, të cilët me të vërtetë punojnë për zgjidhjen e disa problemeve kombëtare, ndryshe nga të tjerët. Mirëpo sipas meje njerëzit nuk mund të kuptojnë, se ka dallim midis të drejtave të përfaqësuesve të tyre në Parlamentin Evropian dhe deputetëve në Parlamentin e tyre kombëtar. E vërteta është, se qytetarët janë të prirë për të votuar për kauza kombëtare, madje kur zgjedhin përfaqësues të vet në Parlamentin Evropian. Sa i përket shkallës së besimit të çekëve ndaj Parlamentit Evropian, tani për tani nuk disponoj të dhëna nga studime të opinionit publik. Mirëpo po të zhvillohet një studim i tillë, ai do të tregojë me të vërtetë një shkallë shumë më të ulët të njohurisë së njerëzve për atë që ndodhet në Parlamentin Evropian. Niveli i informimit është aq i ulët, se përqindja e qytetarëve të informuar mund të jetë jashtëzakonisht e ulët.”

Zoti Toon Streppel është drejtor i Zyrës informative të Parlamentit Evropian në Bullgari. Kërkuam mendimin e tij për projektin “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian” dhe për pritjet nga ai.

“Së pari do të presim, por në përgjithësi ne kemi pritje shumë të mëdha nga ky projekt – thotë ai. – Kuptova, se iniciatorët e projektit përpiqen të përhapin informacion për Evropën e bashkuar dhe sidomos për atë, se çfarë do të thotë ajo për të gjithë evropianët dhe për jetën e tyre të përditshme. Mendoj se mund të thuhet shumë mbi këtë temë. Kështu qe e përshëndes këtë iniciativë, sepse në këtë mënyrë njerëzit do të kenë më shumë mundësi të mësojnë se çfarë ndodhet në Evropë dhe më në veçanti çfarë është ndikimi i drejtpërdrejt i këtyre ngjarjeve mbi jetën e tyre të përditshme. Gjëja tjetër pozitive, që meriton të shënohet, është qëllimi i iniciatorëve të projektit të shkaktojnë një debat të thelluar publik sa i përket BE-së, punës së Parlamentit Evropian etj. Është fakt se aktualisht këto tema nuk përbëjnë interes për njerëzit dhe kjo i përket jo vetëm Bullgarisë, por madje të ashtuquajturave vende të vjetra anëtare. Njerëzit nuk e diskutojnë shumë Parlamentin Evropian dhe megjithë afrimin e zgjedhjeve evropiane për Parlament gjatë vitit 2009, kjo temë ende nuk është në rendin e ditës në shoqëri. Kështu qe unë shpresoj, se ky projekt do të vërë fillimin e një debati në shoqëri, në të cilin të përfshihen dhe më shumë qytetarë të Evropës. Në fakt pluset dhe minuset e këtij projekti do të shihen në fund të vitit, kur ai përfundon. Është e rëndësishme të nënvizojmë se ai mori miratimin e një jurie të autoritetshme ndërkombëtare. Duhet të them gjithashtu, se ndihem krenar, se një projekt, pikërisht nga Bullgaria, u zgjodh nga gjithsej 20 shtete të ndryshme. Një prej shkaqeve për mua është se ai parashikon aplikimin e teknologjive moderne në kombinim me internetin dhe radion. Kështu qe i pret me padurim rezultatet. Kuptova, se edhe radio Bullgaria merr pjesë në realizimin e projektit pikërisht nëpërmjet mundësisë që të arrijë gjer tek një auditor më i gjerë nëpërmjet internetit dhe radio transmetimeve. T’ju them të drejtën unë personalisht nuk jam një radio dëgjues i flaktë, por gjithmonë, kur udhëtoj me veturën time, dëgjoj radio, e cila është burimi kryesor i lajmeve aktuale dhe e kam të qartë se sa shumë gjëra të rëndësishme mund të mësojë njeriu nga ajo. Në kombinim me multi mediat kjo i jep një përparësi serioze Radio Bullgarisë për përhapjen e informacionit në kuadrin e BE-së.”

Të nderuar dëgjues, letrat dhe sugjerimet tuaja janë mirëseardhur me anë të telefonit ose adresës sonë elektronike. Për më shumë hollësi mund të vizitoni sajtin e ri: www.parliament.bg

Rubrika transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumania dhe Yvelines Radioja, Francë, partnere të projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”, i cili zbatohet nga Instituti Evropian, Qendra për modernizimin e politikave dhe Portali EVROPA.

Autore: Rumjana Cvetkova, Veneta Nikollova, Diana Hristakieva
Përgatiti në shqip: Sofia Popova, Vesella Mançeva

MORE LANGUASES FROM RADIO BULGARIA:



Интерактивно
Радиопредавания
Видео
Аудио


 
Заедно
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Анализи
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Интервюта
 
 
 
    Още 
Фондовете за България
 
 
 
    Още 
Основни документи
 
 
 
    Още 
Най-новото в europe.bg
 
 
 
    Още 
Тема на месеца
 
 
 
    Още 
Интернет магазин
 
    Още 

Проект на Европейския институт | Център за модернизиране на политики | Институт за европейски политики |
| Общи условия на портал Европа | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Информационната система е реализирана с финансовата подкрепа на ОСИ и ФОО - София
Страницата е съ-финансирана от Европейската Комисия. Информацията, публикувана в тази интернет страница, не представя по никакъв начин мнението или позицията на Европейската комисия.