03-03-2009
Konkursi panevropian për ese me temën “Zgjedhjet për Parlamentin evropian 2009 – përtej kubeve të sheqerit”
Audio
JavaScript & Adobe Flash Player erforderlich.

Në rubrikën tonë të sotëm nga iniciativa “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian” do t’ju tregojmë për konkursin e shpallur panevropian për ese me temën “Zgjedhjet për Parlamentin evropian 2009 – përtej kubeve të sheqerit”.
Marija Nikollova është gazetare në Portal Evropa , njeri prej organizatorëve të konkursit për ese. Ja se çfarë tregon ajo:“ Para një viti ishte e qartë se do të bëjmë një konkurs për ese me temën për zgjedhjet evropiane. Nuk kishim formuluar vetëm titullin, por çekët të cilët aktualisht kryesojnë BE, na lehtësuan shumë. “EP 2009 Vote: Beyond the Sugar Cubes” – kjo është një parafrazë e motos jozyrtare të kryesisë çeke “Ta bëjmë Evropën më të ëmbël”. Ideja jonë është të shohim çfarë mendojnë qytetarët jo vetëm të Bullgarisë, por edhe të të gjitha vendeve-anëtare të BE, a do të bëjë votimin Evropën më të ëmbël apo jo, të gjejmë stimul që qytetarët e Evropës të kuptojnë, se ky parlament është i tyre, se duhet të votojmë.
E ëmbël ose e hidhur është tema për BE? Çfarë del në plan të parë – gjërat e bukura ose nuancat e zeza?
“Unë mendoj, se nuancat më të zeza – thotë 36-vjeçarja Aleksandra Ilieva, mësuese. Njerëzit kishin qëndrimin, se pasi do të hyjmë në BE gjithçka do të bëhet shumë mirë. Por kjo nuk ndodhi. Bullgaria për pak vite arriti të vërtetojë, se nuk mund të përdorë parat që na japin. Ndoshta duhet të mendojmë për këtë kush menaxhon këto para, a janë mjaft kompetentë për të bërë këtë? Në këtë kuptim dominojnë nuancat e hidhura. Nuancat e “ëmbla” ndoshta konsistojnë në këtë se u hapën kufijtë dhe të gjithë ne ose pjesë prej nesh kemi mundësi të udhëtojmë nëpër Evropë, të njihemi me vendet dhe popujt e tjerë, me kulturat e tjera. Për mua personalisht ana e “ëmbël” është, se ne i përkasim familjes së madhe evropiane. Dhe kur njeriu është pjesë e një familjeje, ka të drejta, por ka edhe detyrime. Kur respektohen rregullat, ndoshta gjithçka do të nisë në një drejtim më të mirë.”
“Sipas mendimit tim personal, bullgarët shijojnë në shkallë më të madhe ëmbëlsinë” e anëtarësimit në Evropë – thotë Sllavi Bojanov, 43-vjeçar, tregtar. Nga pikëpamja e kësaj, se lëvizja e njerëzve drejt Evropës dhe nga Evropa drejt nesh është më e lirë.
Po kjo vlen edhe për lëvizjen e mallrave. Është fakt, se krijues nga Bullgaria – letrarë, artistë, mund të të krijojnë lirshëm p.sh. në Berlin, gjithashtu gjithnjë e më shumë muzikantë dhe njerëz të artit vijnë në vendin tonë.”
Për cilat vende Evropa është më e “ëmbël” – për vendet e vjetra anëtare apo për vendet e reja anëtare?
“Nuk mund të them saktë, është normale që vendet e vjetra anëtare të ndihen më mirë,se sa vendet e tjera anëtare – thotë Sllavi Bojanov. Vendet e reja anëtare , përfshi Bullgarinë, duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të arritur rezultatet dhe sukseset që kanë vendet e vjetra anëtare.”
Së shpejti do të ketë zgjedhje për Parlamentin evropian. Për herë të parë Bullgaria do të zgjedh deputet të saj për një mandat të plotë pesëvjeçar. Çfarë do të doni ta bëjmë Evropën pas zgjedhjeve?
“Ndoshta më e pastër nga pikëpamja ekologjike – thotë Sllavi Bojanov. Ndoshta më tolerante jo vetëm ndaj vendeve anëtare të BE-së, por edhe ndaj të gjithë vendeve të tjera, që janë në kontinentin evropian. Ndoshta edhe më shpejtë të reagojë ndaj problemeve që ndodhen në Bullgari dhe në vendet e tjera.”
“E ëmbël” ose “e hidhur”, tema evropiane përqendron vëmendjen e krijuesve në Bullgari. Një tablo të larmishme të interpretimit bullgar të ngjarjeve në BE ofron projekti “Evrosapiens”. Ai ka karakter konkursi dhe është organizuar nga Shtëpia e humorit dhe satirës në qytetin Gabrovo me mbështetjen e evrodeputetit bullgar Nikolaj Mlladenov. Ekspozita do të vizitojë Parlamentin Evropian në Bruksel në lidhje me Ditën e humorit – 1 prill. “Karikatura është arti i gjallë, që kap problemet më aktuale të ditës”, thotë Tatjana Cankova, drejtore e Shtëpisë së humorit dhe satirës në Gabrovo.
“Duam që karikaturistët të shikojnë me kritikë politikat evropiane që zbatohen në vendet anëtare dhe në Bullgari – shton ajo. Ja se çfarë pasqyruan ata: në vend të parë – korrupsion, abuzim me fondet evropiane, shkelje e interesave të konsumatorëve, politikanë të korruptuar. Kuptohet, se në karikaturat gjetën vend kriza e gazit dhe instalacioni i piktorit çek dhe në këtë mënyrë u krijua një tablo e larmishme e interpretimit bullgar për atë që ndodhet në vendin tonë dhe në Evropë. Kuptohet të meta të tilla ka jo vetëm në Bullgari. Por ne përgjigjemi për Bullgarinë dhe duam që këtu ato të bëhen gjithnjë më pak.”
Në këtë projekt morën pjesë 18 prej karikaturistëve më të dalluar bullgarë. Në një tablo shohim Evropën në rolin e mjekut, i cili i jep Bullgarisë një gllënjkë jetëdhënëse. Në sinkron me dëshirën që realiteti në Bullgari të jetë më i ndryshëm nga karikatura që është dalluar me çmimin e tretë në konkursin “Evrosapiens” Ivan Kotuzov e ka paraqitur Bullgarinë si një xhuxh që ëndërron për bukuroshen Evropa, por rri në stol në përqafimin e fortë të Rusisë.
Përpara që Çekia të marrë kryesinë në bazë të rotacionit të BE më 1 janar të vitit 2009, çekët mendonin për moton “Do ta bëjmë Evropën më të ëmbël”. Motoja ishte ilustruar me shaka me kubet sheqeri që treten në filxhan me kafe. Ideja bazohej mbi faktin, se sheqeri në kube është shpikje çeke. Pas kësaj u bë e qartë, se shprehja mund të interpretohet në dy mënyra, qe e shtyri Pragën të heqë dorë prej saj dhe ta zëvendësojë me një tjetër më tradicional.
“Motoja është “Evropa – pa barriera” – thotë Martin Klepetko, ambasador i Çekisë në Bullgari. “Do ta bëjmë Evropën më të ëmbël” është një parullë që u propozua në prag të kryesisë sonë. Ishte menduar si një shprehje me humor dhe me dy kuptime. Por dy kuptimet e shprehjes në çekisht nuk janë shumë të sakta dhe shumica e njerëzve e konsiderojnë jo si diçka pozitive.”
Çfarë bën Praga në cilësinë e saj të kryetarit të Bashkimit?
“Punojmë mbi programin që ishte miratuar paraprakisht dhe që është në përputhje me prioritetet tona. Kryesore janë “te tre E” – ekonomi, energjetikë dhe “Evropa dhe bota”.Në çdo një prej këtyre titujve ka nëntituj. Duhet të punojmë mbi programin, por edhe për çështje që kanë rëndësi. Ju e dini, se në fillimin e vitit kishim dy kriza, dhe kryesia çeke kishte ambiciet që të ndihmojë për zgjidhjen e tyre. Këto ishin kriza me furnizimet e gazit dhe kriza në LM. Ato u bënë prioritetet më të rëndësishme në vazhdim të një muaji për kryesinë tonë.”
Ju përmendët dy prioritetet e para, a mund të na thoni më shumë për prioritetin e tretë?
“Prioriteti i tretë është “Evropa dhe bota”, këto janë marrëdhëniet e jashtme të BE. Në kuadrin e këtij prioriteti kemi akoma disa pika. Në vend të parë nisma çeke për institucionalizimin e partneritetit lindor. Kjo do të thotë aplikimi i marrëdhënieve preferenciale me vendet që janë fqinjë lindorë të BE. Për këtë qëllim do të mbahet në Pragë më 7 maj një takim i nivelit të lartë. Pika e dytë është procesi i zgjerimit të BE, të cilin ne nuk duam të ndalet në kushtet e krizës aktuale. Është fjala për krizën institucionale të BE, si edhe për krizën ekonomike, sepse edhe të dytë ushtojnë ndikim mbi këtë proces. Fjalën e kam për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe pika e tretë – këto janë marrëdhëniet tona me partnerët tanë përtej oqeanit – kryesisht me SHBA dhe Kanadanë. Për ne ata janë partnerë shumë të rëndësishëm, jo vetëm në plan ekonomik dhe politik por edhe në fushën e mbrojtjes në kuadrin e NATO-së.”
Kjo rubrikë transmetohet nga radio Bullgaria, RFI – Rumania, dhe Ivlin radio – Francë, në kuadrin e projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”, të realizuar nga Instituti evropian.
Autore: Rumjana Cvetkova, Elena Karkallanova, Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Sofia Popova