Europe.bg
  Hauptseite - Europäisches Parlament - Interaktiv - Radio Sendungen
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Benutzername:
  
  Kennwort:
  
  
Registrierung
vergessenes Kennwort
Was ist my.Europe.bg
 
  Information
Sitemap
Kontakt
Partner
Partner Medien
herunterladen
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Europäisches Parlament / Interaktiv / Radio Sendungen

  • A+
  • A-
10-04-2009

Evrodueputeti im dhe unë – një dialog real ose virtual?

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player erforderlich.

Në rubrikën “Tani bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”, Radio Bullgaria, Portali EVROPA dhe Instituti Evropian ju ofrojnë një rezyme të diskutimeve të organizuara në Paris me temë “Çfarë presin qytetarët evropianë nga deputeti i ardhshëm evropian?”

Partneri francez i projektit “Tani bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian” Radio Ivlin, organizoi një diskutim me temë: “Çfarë presin qytetarët evropianë nga deputeti i ardhshëm evropian?”. Ekspertë, studentë të gazetarisë dhe profesorë diskutuan rreth problemit kryesor “TË VOTOJ”, apo “TË MOS VOTOJ”.
Mediat kanë rëndësi të madhe në komunikimin midis deputetëve evropianë dhe qytetarëve.

Zhan Mark Berten është president i Radios Ivlin. Kjo radio tashmë ofron programe të ndryshme kushtuara votës së ardhshme. Lidhur me këtë zoti Bertren shpjegon:

“Në programet e Radios Ivlin prej 4 vjetësh i kushtojmë një vëmendje të madhe temës evropiane. Para zgjedhjeve evropiane do të shtojmë numrin e transmetimeve. Kemi ndërmend ta bindemi dëgjuesit të japin votën e tyre për deputetë evropianë në fillim të muajit qershor. Francezët nuk janë të motivuar të votojnë sepse nuk shfaqin interes ndaj Evropës. Për këtë arsye edhe mediat nuk u kushtojnë mjaftë vëmendje problemeve evropiane. Zgjedhësit nuk njohin deputetët e vet evropianë dhe nuk dinë si mund të vendosin lidhje me ta. Krahas kësaj kriza ekonomike gjithashtu ndikon negativisht. Megjithatë qytetarët evropianë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e vet demokratike të votimit. Ndryshe nuk mund të shfaqin pakënaqësi ndaj vendimeve që miratohen në Parlamentin Evropian.”

Katrin Mjutel është përfaqësuese e Konfederatës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Francë. Për evrodeputetët dhe për lidhjet me ta, zonja Mjutel thotë:

“Për fat të keq duhet të pranoj, se takimet dhe diskutimet me deputetët evropianë përbëjnë një problem jo vetëm për njerëzit e veçantë, por edhe për ndërmarrjet, përfaqësuese të të cilave jam unë. Asnjeri nuk e ka të qartë çfarë bëjnë deputetët evropianë dhe çfarë qëllime dhe ide mbrojnë. Kështu që ka një problem të madh, që rrjedh nga mungesa e informacionit dhe komunikimit. Në të njëjtën kohë e kemi të qartë, se pjesa dërmuese e ligjeve të BE-së miratohen në Bruksel, ku merren vendime për të ardhmen e qytetarëve evropianë.”

E pyetëm zonjën Katrin Mjutel për rolin e grave në biznes:

“Në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik dhe Social të Evropës studiojmë sfidat para sipërmarrjes së grave në vendet e BE-së. Ideja është të lehtësohen procedurat për lëshimin e kredive për ato gra që dëshirojnë të merren me biznes. Krahas kësaj është e domosdoshme të hiqen disa nga detyrat e tyre të përditshme familjare. Kështu që kemi një detyrë të vështirë, duhet të gjejmë formulën e gërshetimit të suksesshëm të jetës profesionale me të familjare. Sepse dita e punës së grave është shumë e gjatë... Vendosëm lidhje me të gjitha vendet anëtare, ku realizohen programe të ndryshme për gratë që punojmë. Do të përpiqemi të zgjedhim praktikat më të mira. Jemi me shpresë, që si rezultat do të arrijmë t’u ndihmojmë të gjitha grave të ndjejnë veten më të sigurta dhe më vitale, të posedojnë sedrën e burrave sipërmarrës.”

Zgjedhjet për Parlament Evropian sivjet do të zhvillohen në një moment tepër të vështirë. Çdo qytetarë evropianë përjeton problemet që rrjedhin nga kriza ekonomike dhe nga recesioni. Si do të ndikojë kriza mbi Evropën? A do të arrijë kontinenti i vjetër të konsolidohet, kështu që të dalë më i fortë dhe më i fuqishëm pasi do të përjetojë ato sfida të rënda? Përgjigjen e këtyre pyetjeve kërkon drejtori i Zyrës së Informacionit pranë Parlamentit Evropian Alen Baro:

“Kryesorja është, që popujt e mbarë Evropës të kuptojnë, se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të përballohet kriza ekonomike. Evropa duhet t’u përgjigj shpresave të qytetarëve të vet. Ajo duhet të adaptohet në mënyrë më të zhdërvjellët dhe t’u reagojë me kohë sfidave. Zgjedhjet e ardhshme kanë rëndësi të madhe për mbarë Evropën. Me gjithë mosmarrëveshjet në vet BE-në vendet dhe popujt evropianë duhet të ecën në drejtimin e zgjedhur prej tyre.”

E ardhmja e Evropës preokupon edhe drejtoresha e Institutit Evropian Ljubov Panajotova. Ajo ndalet mbi shpresat e fqinjëve të Bullgarisë nga Ballkani Perëndimor:

“Në asnjë rast nuk duhet të zhduket perspektiva e zgjerimit të bashkimit, sidomos te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një proces me rëndësi të madhe. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të gjejnë vendin e vet në BE-në. Rezultati i natyrshëm që rrjedh nga kriza është kufizimi i bisedimeve. Por nuk duhet të lejojmë të flitet vetëm për pranimin e Kroacisë në kohë të afërt.”

Në fund të këtij programi dhe në përfundimin e projektit “Tani bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian” më shumë hollësi për këtë nismë sjellë kryeredaktori i Portalit EVROPA Ognjan Bojaxhiev:

“Para një viti kur e nisëm projektin, nuk e kishim të qartë si pranohen deputetët evropianë dhe Parlamenti Evropian në vendet anëtare. Tani kur e përfundojmë projektin e kemi të qartë, se qytetarët e mbarë Evropës sillen me përgjegjësi të njëjtë si ndaj Parlamentit Evropianë, ashtu edhe ndaj së ardhmes së Evropës. Krahas kësaj të gjithë qytetarët nevojiten për një kontakt më të ngushtë me deputetët e zgjedhur prej tyre për Parlamentin Evropian. Nuk është sekret, se mandati i ardhshëm i Parlamentit Evropian do të jetë shumë i vështirë për mbarë Evropën. Projekti ynë do të vazhdojë të realizohet me emrin “Bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”. Dua të theksoj, se e hoqëm fjalën “tani”. Kështu dëshirojnë të sugjerojmë, se dialogu që filluam është i qëndrueshëm dhe se ai do të vazhdojë.”

Ky është transmetimi i fundit nga projekti “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”, realizuar nga Instituti Evropian me përkrahjen financiare të Drejtorisë së Përgjithshme “Komunikacione” pranë Parlamentit Evropian. Të gjitha programet janë të botuara në sajtin e Radios Kombëtare Bullgare.

Autore: Sonja Vaseva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Interaktiv
Radio Sendungen
Video
Audio


 
Заедно
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Interviews
 
 
 
    mehr 
Die EU-Fonds für Bulgarien
 
 
 
    mehr 
Neueste Artikel
 
    mehr 

Ein Projekt von Europäisches Institut | Centre for policy modernisation | EUROPEUM Institute for European Policy |
| Datenschutzerklärung | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Das Informationssystem wurde verwirklicht mit finanzieller Unterstützung von OSI und OSF – Sofia