Europe.bg
  Начало - Парламент - Интерактивно - Радиопредавания
  НАВИГАЦИЯ
  My.Europe.bg
  Потребител:
  
  Парола:
  
  
Регистрация
Забравена парола
Какво е my.Europe.bg
 
  Информация
Карта на сайта
Контактна информация
Партньори
Медийни партньори
    Вестник Дневник
    Actualno.com
    Expert.bg
    Радио България
    Хоризонт
    Yvelines Radio
    RFI Romania
    Радио Fresh
    LovechToday.eu
    Toute l'Europe
    Селскостопански новини
Изтегли и инсталирай
Последната актуална информация на тази версия на Europe Gateway е от 25 април 2014.
Можете да достъпите новата версия от тук.

Парламент / Интерактивно / Радиопредавания

  • A+
  • A-
29-06-2008

Rotacioni i kryesisë së BE-së

Audio
Изисква JavaScript и Adobe Flash Player.
Kryesia sipas parimit të rotacionit – barazimi i të gjitha shteteve, kjo është një prej vlerave më të mëdha të BE-së. Këtë e tha për Radio Bullgarinë docente doktore Julia Zaharieva, pedagoge e së drejtës të BE-së në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrid” dhe shpjegoi:

“Kjo që mund të themi se është novitet janë treshet e vendeve – kryetare në kuadrin e gjithsej 18 muajve. Por praktikisht asgjë nuk është ndryshuar, sepse çdo një vend e ndërmerr kryesinë 6 mujore. Vetëm garanton trashëgiminë më të madhe dhe sinkronin në punën e tyre. Radha e kryesisë caktohet nga ministrat dhe çdo një shtet e di se kur është radha e tij. Për Bullgarinë përmendet viti 2018. Sa u përket prioriteteve të kryesisë, kjo është përgjegjësi e shtetit – kryetar, i cili duhet të jetë i gatshëm me programin e tij 6 muaj para se të ndërmarrë postin – cilat shtete janë me peshë më të madhe, cilat janë temat, të cilat duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje. Kryesia është një përgjegjësi e madhe. Deri tani nuk ka pasur kritika ndaj shteteve – kryetare. Përkundrazi – shënohen meritat. Për shembull – përgatitja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Lisbonës për 100 ditë, gjë që është një afat rekord. Me këtë rast theksohet merita së pari e kryesisë gjermane, pastaj e kryesisë portugeze.”

“Sllovenia punon në një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë dhe Portugalinë në të ashtuquajturën “trio e parë” – tha ambasadori i Bullgarisë në Ljubljanë Vlladimir Atanasov. – Sllovenia ishte ndihmuar nga këto vende me përvojën e tyre shumë të madhe në kryesi. Siç duket mënyra, në të cilën Sllovenia zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht, dha mundësi që ajo të përfshihet në kompaninë e tyre të fortë. Prioritetet e treshes ishin paraqitur nga tri vendet dhe shkelje në ritmin e realizimit të tyre nuk ka pasur. Sllovenia zbatoi të gjitha prioritetet e saj si përforcimi i dialogut sa u përket mundësive për vazhdim të procesit të zgjerimit me theks mbi Ballkanin Perëndimor dhe statusin e Kosovës, në vend të dytë – politika energjetika e BE-së, koordinim i politikave të energjisë, shmangie e varësive të mundshme nga prodhuesit dhe importuesit më të mëdhenj dhe jo në vend të fundit – ndryshimet klimaterike dhe ndikimi i tyre mbi kushtet e punës, të jetesës etj. Një theks kryesor në kryesinë e Sllovenisë ishte dhe dialogu midis kulturave dhe feve. Ai koincidoi me gjysmën e parë të vitit evropian të dialogut ndërkulturor.”

“Jetojmë në një kohë, kur njerëzit presin rezultate, kështu qe t’i thonë vetes: “Evropa bën diçka për ne.” Këtë e tha para një auditori të gjerë në Sofje ish presidenti francez dhe ish kryetar i Konventit Evropian për të ardhmen e Evropës Valery Giscard D’Esteing, i cili ishte për vizitë në Bullgari në vigjilje të kryesisë franceze. Ja se çfarë tjetër deklaroi ai:

“Disa vende – anëtare, të cilat i përvetësuan drejtësisht ndihmat e dhëna gjatë periudhës së tranzicionit, si për shembull Spanja dhe Portugalia, krijuan një rrjet efektiv transporti. Si ato, edhe Evropa mund të krijojë një rrjet të shpejtë transporti, i cili të jetë ekonomik sa u përket burimeve energjetike dhe të lehtësojë lëvizjen në kuadrin e tërë Bashkimit. Evropa mund të krijojë gjithashtu një pikëpamje të përbashkët sa i përket energjetikës. E vërteta është se ne jemi 500 mln., kurse faktikisht nuk disponojmë burime vendëse energjetike. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të këtij problemi, kështu qe të arrijmë një pavarësi energjetike, sigurim sa u përket furnizimeve, si dhe diversifikim të burimeve tona të prodhimit. Do të duhet gjithashtu t’i kushtojmë vëmendjen e domosdoshme shkencës. Në Marrëveshjen e Lisbonës është parashikuar një nen, sipas të cilit Evropa duhet të përqendrohet mbi Kozmos. Vërtetë, në shikim të parë kjo detyrë nuk është lidhur me jetën tonë bashkëkohore, por bëhet fjalë për domosdoshmërinë për një përkrahje të përbashkët të kësaj ideje me qëllim arritjen e një zhvillimi të gjerë teknologjik dhe shkencor të Bashkimit. Sa i përket hartës evropiane të migracionit dhe strehimit politik, aktualisht jemi rreth 13 shtete, të cilat e përbëjmë hapësirën e Shengenit. Mirëpo rregullat për hyrje në këtë hapësirë duhet të harmonizohen me legjislacionet e të gjitha vendeve që e formojnë.”

Zgjerimi i ardhshëm i BE-së është një temë, e cila është me rëndësi të madhe për regjionin ballkanik. Bisedime zhvillohen me Kroacinë dhe Turqinë. Për anëtarësim në BE presin dhe vende të tjera ballkanike. Murat Bilhan është anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës Aziatike Turke për shkenca strategjike. E pyetëm a është e gatshme sipas tij Turqia për anëtarësim në BE?

“Nga pikëpamja ekonomike, duke pasur parasysh ekonominë e tregut, potencialin e vendit dhe aftësinë për konkurrencë të shumicës së degëve, është e gatshme, por nga pikëpamja politike disa vende shfrytëzojnë gjendjen politike në vend si mundësi për vonim të anëtarësimit të vendit. Turqia është aq e gatshme të aderohet me BE-në, sa edhe shtete të tjera, të cilat duan të aderohen me të. Para Turqisë vihen pengesa artificiale, të cilat nuk vihen para vendeve të tjera, të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare. Problemi lidhur me Qipron për shembull nuk duhet të jetë kriter për aderimin tonë. Franca deklaron se gjatë kryesisë së saj sa i përket aderimit të Turqisë do ta ndjekë rrugën e zakonshme, pa krijuar pengesa. Shpresojmë që Franca ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Turqisë dhe të tregojë respekt, sepse vetë presidenti francez i ka dhënë premtime Turqisë dhe ne shpresojmë se ato do të zbatohen. E dimë se 12 vendet anëtare të BE-së nga dy valat e fundit të aderimit nuk janë kundër aderimit të Turqisë me BE-në. Turqia ka marrëdhënie speciale me Bullgarinë. Kemi marrëdhënie miqësore në shumë sfera dhe përkrahemi njëra tjetrën në shumë fusha. Që nga vetë fillimi Turqia e përkrahte aderimin e Bullgarisë me NATO-në. Jemi fqinj dhe nuk kemi interesa të ndryshme. Mendoj se kryesia bullgare e BE-së do të ndikojë shumë pozitivisht mbi Turqinë.”

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumania dhe Ivlin Radio – Francë në kuadrin e projektit “Tani – bashkëpunojmë me Parlamentin Evropian”, zbatuar nga Instituti Evropian me përkrahjen financiare të drejtorisë së përgjithshme “Komunikacion” të Parlamentit Evropian.

Autore: Maja Pellovska, Rumjana Cvetkova, Bilgen Mehmed, Veneta Nikollova, Daniella Konstantinova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Интерактивно
Радиопредавания
Видео
Аудио


 
Заедно
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Анализи
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Интервюта
 
 
 
    Още 
Фондовете за България
 
 
 
    Още 
Основни документи
 
 
 
    Още 
Най-новото в europe.bg
 
 
 
    Още 
Тема на месеца
 
 
 
    Още 
Интернет магазин
 
    Още 

Проект на Европейския институт | Център за модернизиране на политики | Институт за европейски политики |
| Общи условия на портал Европа | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Информационната система е реализирана с финансовата подкрепа на ОСИ и ФОО - София
Страницата е съ-финансирана от Европейската Комисия. Информацията, публикувана в тази интернет страница, не представя по никакъв начин мнението или позицията на Европейската комисия.