Europe.bg
  Начало - Парламент - Интерактивно - Радиопредавания
  НАВИГАЦИЯ
  My.Europe.bg
  Потребител:
  
  Парола:
  
  
Регистрация
Забравена парола
Какво е my.Europe.bg
 
  Информация
Карта на сайта
Контактна информация
Партньори
Медийни партньори
    Вестник Дневник
    Actualno.com
    Expert.bg
    Радио България
    Хоризонт
    Yvelines Radio
    RFI Romania
    Радио Fresh
    LovechToday.eu
    Toute l'Europe
    Селскостопански новини
Изтегли и инсталирай
Последната актуална информация на тази версия на Europe Gateway е от 25 април 2014.
Можете да достъпите новата версия от тук.

Парламент / Интерактивно / Радиопредавания

  • A+
  • A-
01-08-2008

Suksesi i zgjerimit të pestë të Bashkimit Evropian përmes prizmës të përparimit të Bullgarisë dhe të Rumanisë gjatë një viti e gjysmë anëtarësi

Audio
Изисква JavaScript и Adobe Flash Player.
Më 23 korrik, pak përpara se të fillojë muaji gusht, muaji i pushimeve verore në pjesën më të madhe të rasteve dhe pas rreth një vit e gjysmë pas pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian, qeveria bullgare morri një raport kritik nga Komisioni Evropian për përparimin e vendit në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”. Ai llogariti mungesë të rezultateve në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin nëpër katet e larta të pushtetit. Paralelisht me këtë, mbi bazën e shpërdorimeve të konstatuara me para evropiane u shpall dhe vendimi i Brukselit të ndalojë qindra milionë eurot për Bullgarinë nga fondet paraaderuese me kushtin se në momentin në të cilin Sofja ndërmerr hapat e nevojshëm për një menaxhim më të mirë financiar dhe kontroll, Komisioni Evropian është gati të anulojë bllokimin e parave. Bëhet fjalë për para të parashikuara për përmirësimin e jetesës të të gjithë bullgarëve dhe jo për favorizimin e një grushti të grupazheve të biznesit kriminel, siç u krijua në praktikë, dhe kjo me dyshime për proteksione nga katetet më të larta të pushtetit. Në këtë sfond Komisioni Evropian nuk la pa shënuar dhe disa gjëra të mira, të kryera nga vendi ynë, si krijimi i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, ndryshime në Ministrinë e Punëve të Brendshme, emërimin e zëvendëskryeministrit i cili të përgjigjet për fondet evropiane e të tjera.

“Raporti i Komisionit Evropian është objektiv-vuri në dukje kryeministri Stanishev. Ai pasqyron si përparimin e realizuar nga Bullgaria, ashtu dhe problemet ekzistuese realisht, përpara të cilave ne nuk kemi të drejtë të mbyllim sytë. Dhe pozita e koalicionit në pushtet është tepër e qartë-gjatë gjysmë vitit të ardhshëm dhe një viti tjetër deri në raportin e verës së ardhshme ne, të gjitha institucionet duhet të mobilizohemi maksimalisht dhe të bëjmë përpjekje të dyfishta që të mund të arrijmë një përparim akoma më të madh, i cili të mund të llogaritet drejt nga shoqëria tonë dhe nga partnerët tanë evropianë.”

Shteti ka gatishmëri të paguajë me mjete nga teprica buxhetore, paratë e bllokuara për projektet evropiane, bindi akoma kryeministri Stanishev. Ai theksoi se përpara qeverisë së tij nuk qëndron çështja nëse të flijojë një ose tjetër ministër, por çfarë të përmirësohet në shpërndarjen e përgjegjësive dhe të sistemeve për përvetësimin e mjeteve evropiane. “Raporti për fondet evropiane tregon në mënyrë kategorike se, Bashkimi Evropian e humbet besimin në aftësitë e qeverisë bullgare të respektojë rregullat evropiane dhe për shkak të kësaj ndalon mjete të mëdha”, tha përpara Radio Bullgarisë-Ivan Kostovi, lider i partisë së djathtë opozitare Demokratë për Bullgarinë e Fortë dhe ish kryeministër (1997 - 2001).

“Në këtë kuptim - vuri në dukje ai, ky raport i solli hidhërimet më të mëdha ekonomisë bullgare, bujqësisë bullgare dhe politikës sociale bullgare, me qenë se Bullgaria nuk mundet të mbështet zhvillimin e vet tek solidariteti i shteteve të pasura evropiane. Ajo faktikisht nuk ka asnjë dobi nga anëtarësia në Bashkimin Evropian pa këtë solidaritet. Thelbi i anëtarësisë është që shtetet e pasura evropiane të na përkrahin në zhvillimin tonë, pasi të pranojmë të respektojmë rregullat, që të mund të fillojmë ti arrijmë. Sepse evropianët e dinë se këmbimi dramatik në nivelin jetik lind tension - social, ndërshtetëror, kombëtar, lind bile dhe terrorizëm. Kështu që në emër të paqes evropianët kanë rënë dakord të jenë solidarë ndaj tërë kontinentit, që të mund të jetë ai përparues dhe me mirëqenie. Pikërisht kjo nuk mund të bëhet me Bullgarinë. Pavarësisht se është shteti më i varfër, Bullgaria kthehet në një donatore neto. E majta bullgare nuk e kupton se çfarë i thotë Bashkimi Evropian. Ky është një këmbim i thellë kulturor dhe i qytetëruar. Është i nevojshëm bojkot, që të mund të mbrojmë të paktën një çik autoritetin e vendit tonë dhe ti tregojmë Bashkimit Evropian se, jo që të gjithë bullgarët jemi si këta të cilët na drejtojnë.”

Toni kritik i Komisionit Evropian kundrejt qeverisë nuk takoi mosmiratim tek bullgarët. Përkundrazi, një studim i agjencisë “Allfa Risërç”, bërë para pak kohe, konstatoi se pothuajse 40% nga të anketuarit e miratojnë presionin e Bashkimit Evropian mbi qeverinë përmes sanksioneve financiare. Ka një radikalizëm serioz të mendimit shoqëror dhe autoritetet politike më duken të rënë pas raportit të Komisionit Evropian, thotë sociologia Mirosllava Janova mbi bazën e studimit sociologjik. “Shikoj se, në ndonjë farë mënyre qytetarët bullgarë janë solidarë në pretendimin e vet ndaj sistemit gjyqësor,ndaj qeverisë dhe pushtetit legjislativ dhe kjo vet për nga vetja e vet është një argument suplementar për pozitën e Komisionit Evropian”, komentoi për Radio Bullgarinë dhe ministrja mbi çështjet evropiane Gergana Grënçarova.
Si qytetarët evropianë e vlerësojnë zgjerimin e 5 të Bashkimit Evropian përmes prizmës së problemeve në Bullgari dhe Rumani? Pyetja i drejtohet zonjës Juliana Nikollova, drejtoresh e Institutit Evropian.

“Përpara kohe diskutova temën nga pikëpamja e faktit se në parlamentin Evropian, kur në komisionin mbi politikën e jashtme fusnin raportin për zgjerimin e pastë, lindi një mosmarrëveshje mbi preambjulin - nëse të jetë “një sukses i madh” ose thjesht “sukses”. Pyetjes së drejtuesit se përse thjesht sukses, thanë: “Vini re Bullgarinë dhe Rumaninë”. Atëherë më erdhi shumë keq. Janë të shqetësuar dhe sipas meje është më mirë dhe ne të shqetësohemi, që të mund të qetësojmë frikësimet e tyre. Kur kemi arritur fundin, është mirë të shtyhemi përpjetë, sepse nuk kemi një rrugë tjetër. Le të presim pak të shikojmë veprimet politike, sepse një gjë është e folura dhe tjetër puna. Reagimi i parë në një radio të një deputeti nga partia socialiste qe, se Raporti llogarit përparimin e madh të cilin e ka bërë Bullgaria. Gjatë vlerësimeve të tilla nuk ka se si të shkëputemi nga fundi. Ne duhet shumë qartë të kuptojmë se ku pikërisht i kemi problemet.”

Forcimi i kritikave të Brukselit ndaj Sofjes dhe Bukureshtit mund tu japin argumente kundërshtarëve të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit. Në çfarë mënyre problemet në Bullgari dhe Rumani, të lidhura me procesin e integrimit do të ndikojnë mbi zgjatjen e procesit të zgjerimit?

“Çdo një tronditje brenda në Bashkim është sfidë përpara politikave të tij - thotë ministrja mbi çështjet evropiane Gergana Grënçarova. Nga kjo pikëpamje problemet e lidhura me sistemet gjyqësore në disa nga shtetet, problemet e lidhura me fondet evropiane në disa nga shtetet, si dhe problemet e lidhura me një votë negative të marrëveshjeve të caktuara miratuese, gjithmonë kanë potencialin ta mbajnë Bashkimin nën tension.

A është në gjendje Bullgaria të rivendosë imazhin e vet pozitiv?

“Mendoj se nuk kemi një zgjedhje tjetër. Mendoj se imazhi i mirë i vendit do të thotë një vetëdije të mirë për çdo një qytetar bullgar. Çështja është se sa shpejt do të ndërmarrim ato masa kolektive, të cilat partnerët tanë presin prej nesh, sa shpejt rezultati prej tyre do të ndihet. Por, unë nuk kam asnjëfarë dyshimi se çdo një veprim pozitiv, i vënë në tryezë me rezultate të arritura, me të vërtetë do të ketë efekt” - thotë ministrja Grënçarova.

Ky transmetim transmetohet në kuadrin e projektit “Tani - po bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”, të realizuar nga Instituti Evropian me ndihmën financiare të Drejtorisë së Përgjithshme “Komunikim” të Parlamentit Evropian.

Autorë: I. Rajçeva, R. Cvetkova, V. Nikollova
Përgatiti në shqip: N. Vasileva


Интерактивно
Радиопредавания
Видео
Аудио


 
Заедно
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Анализи
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Предстоящо
 
 
 
    Още 
Интервюта
 
 
 
    Още 
Фондовете за България
 
 
 
    Още 
Основни документи
 
 
 
    Още 
Най-новото в europe.bg
 
 
 
    Още 
Тема на месеца
 
 
 
    Още 
Интернет магазин
 
    Още 

Проект на Европейския институт | Център за модернизиране на политики | Институт за европейски политики |
| Общи условия на портал Европа | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Информационната система е реализирана с финансовата подкрепа на ОСИ и ФОО - София
Страницата е съ-финансирана от Европейската Комисия. Информацията, публикувана в тази интернет страница, не представя по никакъв начин мнението или позицията на Европейската комисия.