Europe.bg
  Hauptseite - Europäisches Parlament - Interaktiv - Radio Sendungen
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  Benutzername:
  
  Kennwort:
  
  
Registrierung
vergessenes Kennwort
Was ist my.Europe.bg
 
  Information
Sitemap
Kontakt
Partner
Partner Medien
herunterladen
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

Europäisches Parlament / Interaktiv / Radio Sendungen

  • A+
  • A-
19-09-2008

A do të rivotojë Irlanda Marrëveshjen e Lisbonës?

Audio
JavaScript & Adobe Flash Player erforderlich.
Pas “jo”-së irlandeze për Marrëveshjen e Lisbonës Franca, e cila mori kryesinë e BE deri në fund të vitit, u ndodh para një detyre të ndërlikuar – si të bëjë një hap të dobishëm për të vazhduar procesi i reformave në BE. Një prej hipotezave është që në Irlandë të zhvillohet referendum i ri. Por shumë njerëz i kundërshtohen kësaj mundësie. Arsyetimet e tyre janë, se insistimi që Irlanda të përsërisë referendumin vetëm do të çojë në rritjen e ndjenjave negative kundër marrëveshjes dhe të shansit që rezultati të jetë i njëjtë. A është e pranueshme një përqindje e vogël e qytetarëve evropianë të ndalë një projekt qe prek popullsinë afro 500-milionëshe të BE?

Në fakt nëse hedhim sy mbi studimet do të shohim, se për irlandezët anëtarësimi në BE është një vlerë e madhe. Irlanda ka qenë një prej shteteve më të varfra dhe si rezultat i integrimit evropian dhe aftësisë së saj të përfitojë në mënyrë më të mirë nga fondet evropiane tani ajo radhitet në vendet e para të klasifikimit evropian për nga Produkti i brendshëm bruto për frymë të popullsisë. Dhe jo rastësisht flitet për çudinë irlandeze.

Presidenti francez Nikolla Sarkozi, vendi i të cilit mori kryesinë evropiane deri në fund të vitit, preferoi të përkufizojë votën negative të irlandezëve si incident. Pikërisht Sarkozi ishte politikani i cili ngriti idenë për miratimin e marrëveshjes për reforma në institucionet evropiane si një variant i shkurtuar i Kushtetutës evropiane e cila u hodh poshtë.

Çfarë duhet të bëjë Franca dhe çfarë po bën realisht që t’i hapet rrugë Marrëveshjes së Lisbonës? Ju ofrojmë komentin e politologut francez Fransoa Frizon-Rosh, dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë.

“Marrëveshja e Lisbonës u hodh poshtë nga afro 800 000 irlandezë dhe kuptohet mund të na vijë keq, se “jo”-ja e tyre në një fare mënyrë bllokojë 480 milionë evropianët” – thotë ai. Por tani kjo “jo” duhet të pranohet në mënyrë shumë serioze, sepse na tregon, se pritjet e qytetarëve evropianë duhet të merren në konsideratë. Mendoj, se gjithnjë e më shumë evropianë kanë shqetësim në lidhje me aderimet e reja. Mendoj gjithashtu, se ka një farë mospërputhje midis asaj që elitat evropiane konsiderojnë si të dobishme dhe asaj që shoqëria do si rezultat konkret për pritjet e saj. Mendoj, se “jo”- ja irlandeze nuk shtron nën pikëpyetje atë që ne e quajmë ndërtimin e Evropës. Marrëveshja e Lisbonës në vija të përgjithshme ka të bëjë me rritjen e kompetencave të Parlamentit evropian për një Evropë më të dobishme, por për fat të keq kjo nuk është shumë e qartë për një pjesë prej qytetarëve. Mendoj, se mund të gjendet zgjidhje me masat përkatëse, që do të ndërmerren në drejtim të irlandezëve që Evropa të mund të vazhdojë rrugën e saj përpara.

Radio Bullgaria bëri një anketim ndër banorët e Sofjes duke u rikujtuar rezultatin për votën irlandeze. Ja dhe përgjigjet dhënë pyetjes “Ju si bullgarë a do të ishit më të kënaqur nëse Brukseli merrte vendim për më shumë gjëra se sa qeveria në Sofje?”

“Mendoj qe secili shtet duhet të ruajë sovranitetin dhe identitetin e tij – thotë Hristo Hubanovi, student. Dhe kjo nuk do të ishte në kundërshtim me normat ligjore evropiane, që janë të vlefshme për të gjithë. Gjithashtu mund të them, se aktualisht e drejta ndërkombëtare është mbi atë kombëtare brenda caqeve të BE, d.m.th. shtetet anëtare të BE marrin parasysh së pari klauzolat e përfshira në marrëveshjet ndërkombëtare, pas kësaj u nënshtrohen dispozitave që përfshijnë në kushtetutën e tyre kombëtare. Kjo nuk do të thotë, se ligjet bullgare janë me rëndësi më të vogël nga ato mbarë evropiane.”

“Mendoj, që secili popull duhet të caktojë vetë zhvillimin e tij – mendon Angel Goev, etnolog. Kur një popull është pjesë e një aleance më të madhe, ai në të gjitha rastet duhet të marrë në konsideratë ligjet e kësaj aleance. Gjithashtu mendoj, qe ne, bullgarët, duhet të vetëdeklarohemi dhe të vetëqeverisemi, por në përputhje me kërkesat e jashtme.”

“Mendimi im është, se me gjithë se jemi anëtar i BE dhe si i tillë duhet të respektojmë klauzolat e marrëveshjeve ne lidhje me harmonizimin e legjislacionit, preferoj që të ruajmë identitetin bullgar dhe sovranitetin kombëtar – shton Svetlla Panajotova, pedagoge. Për këtë arsye mendoj, se qeveria e Bullgarisë nuk duhet të marrë në konsideratë të gjitha rekomandimet e Brukselit. Si në vendet e tjera zhvillohen referendume për situata të ndryshme problematike, mendoj, se do të ishte mire nëse edhe tek ne bëhen sondazhe të tilla.”

A është e nevojshme të organizohet votim i dytë nga ana e Irlandës për Marrëveshjen e Lisbonës dhe a është kjo e mundshme nga pikëpamja juridike? Për këtë pyetje kërkuam mendimin e (Jeffrey Keating) Xhefri Kijting, Ambasador i Republikës së Irlandës në Sofje.

“Situata në Irlandë është e tillë, qe për ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës ne duhet të zhvillojmë referendum. Nga pikëpamja juridike problem për këtë nuk ka. Por ekziston problem politik natyrisht,sepse atë që do t’u themi njerëzve që tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre demokratike, është “Votoni përsëri por në mënyrë tjetër!”. Siç duket pyetja duhet të jetë e ndryshme, në asnjë mënyrë nuk mund të shtrohet përsëri pyetja nga votimi i parë.”

A është realiste hipoteza që Marrëveshja e Lisbonës të hyjë në fuqi pa “pro”-në irlandeze dhe të funksionojë jo në 27 por në 26 shtetet dhe a është e mundshme që Irlanda të dalë nga BE?

“Në rrethanat e tanishme nuk mund të mendohet për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës pa ndonjë prej shteteve anëtare. Kjo do të thoshte të kërkohet ndryshim në natyrën fondamentale të BE. Me siguri Irlanda nuk do të dëshironte këtë. Ne kemi qenë anëtar aktiv i BE në vazhdim të 35 vjetëve dhe do të dëshironim që të jemi në qendrën e gjërave, jo jashtë tyre. Në fakt të gjitha sondazhet e opinionit publik në Irlandë vazhdimisht tregojnë një nivel shumë të lartë të mbështetjes për Projektin evropian.”

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI Rumania dhe Ivlin radioja – Francë në kuadrin e projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin evropian”, realizuar nga Instituti evropian me ndihmën financiare të Drejtorisë së Përgjithshme “Komunikacione” të Parlamentit evropian. Pyetjet, reagimet, komentet dhe sugjerimet tuaja janë të mirëpritura në redaksinë tonë dhe në adresën elektronike: info@europe.bg

Autorë: B. Georgieva, E. Karkallanova, I. Lletnikova
Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Interaktiv
Radio Sendungen
Video
Audio


 
Заедно
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Im voraus
 
 
 
    mehr 
Interviews
 
 
 
    mehr 
Die EU-Fonds für Bulgarien
 
 
 
    mehr 
Neueste Artikel
 
    mehr 

Ein Projekt von Europäisches Institut | Centre for policy modernisation | EUROPEUM Institute for European Policy |
| Datenschutzerklärung | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
Das Informationssystem wurde verwirklicht mit finanzieller Unterstützung von OSI und OSF – Sofia