29-05-2008
2008 – Viti Evropian i Dialogut Ndërkulturor
Audio
Requires JavaScript and Adobe Flash Player.

Prejardhja etnike dhe përkatësia fetare ngandonjëherë krijojnë vështirësi në komunikimin midis njerëzve, sidomos kur ata janë nga rrethet e emigrantëve. Prandaj dialogu midis kulturave të ndryshme është me rëndësi të madhe për mbarë shoqërinë. Për këtë arsye Evropa shpalli vitin 2008 – Vit Evropian i Dialogut Ndërkulturor.
Viti Evropian i Dialogut Ndërkulturor u shpall zyrtarisht më 8 janar në kryeqytetin e Sllovenisë Ljubljana. Qëllimi i iniciativës është të ndihmojë për konsolidimin e mirëkuptimit midis kulturave, kështu që qytetarët evropianë të bashkëjetojnë në harmoni në një mjedis të larmishëm dhe më të pasur kulturor. Kjo ishte arsyeja për zgjedhjen e motos “Së bashku në larminë e vet”.
Në fund të muajit qershor të këtij viti në Komisionin Evropian do të shtrohet propozim për miratimin e një direktive evropiane për luftë kundër diskriminimit të njerëzve me aftësi të kufizuara. Lidhur me këtë zonja Mariella Baeva, evrodeputetja bullgare, organizoi një takim kushtuar problemeve të njerëzve me aftësi të kufizuara. Në të u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me garantimin e këtyre njerëzve kushte të përshtatshme për punë. Ja se çfarë shpjegon zonja Baeva:
“Në tregun e punës në Bullgari nuk kërkohen njerëzit me aftësi të kufizuara. Mirë po, ky është një fenomen jo vetëm tek ne. Ai është karakteristik për mbarë BE-në. Duhet të merret në konsideratë, se papunësia te njerëzit me aftësi të kufizuara është dy herë më e lartë se sa te njerëzit e tjerë. Bullgaria duhet të mendojë mirë iniciativat, të cilat mund të ndërmarrë si në nivel kombëtar, ashtu edhe në të rajonal për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara.
Në anketën e sotme kërkojmë përgjigjen e pyetjes në çfarë shkallë arrijmë të komunikojmë pa paragjykime me kulturat e ndryshme.
Andej Mellamed është historian:
“Tërë kultura bullgare, formimi i kombit të sotëm bullgar është produkt i bashkëjetesës shekullore midis etnoseve dhe kulturave të ndryshme. Protobullgarët, sllavët, grekët, hebrenjtë, armenët, gjeorgjianët – ky konglomerat i tëri së bashku me popullsinë vendëse – trakët, formuan kombin bullgar. Dhe ndoshta për këtë arsye nuk ka ndonjë komb tjetër më tolerant se sa bullgarët. Një përparësi e madhe e bullgarit sot, pasi Bullgaria u bë anëtare e BE-së, është se ai gjithnjë ka ditur për Evropën më shumë, se sa Evropa di për të.”
Ergyll Bajraktarova është gazetare:
“Nuk kam paragjykime ndaj njerëzve nga kulturat e tjera. Kam qëndrim të njëjtë ndaj të gjithëve, pavarësisht për çfarë bëhet fjalë – dhënia e ndihmës ose punë e përbashkët. Kur isha studente në Stamboll pata miq nga Japonia, Amerika, Afganistani dhe Sudani. Të gjithë merreshim vesh me njeri tjetrin. Secili mbante kulturën e vet, por kjo ishte në dobi, sepse gjatë viteve të studimeve mësuam më shumë për njeri-tjetrin. Stambolli është një qytet kozmopolit dhe aty ka shumë të huaj. Turqit sillen me mikpritje ndaj të gjithëve. Dhe këtu është vendi të theksoj, se në këtë drejtim nuk ka dallim të madh midis Turqisë dhe Bullgarisë. Me heqjen e kufijve ndryshohet botëkuptimi i njerëzve. Që të jesh tolerantë ndaj të tjerëve, në radhë të parë duhet të duash dhe të respektosh njerëzit. Krahas kësaj duhet të njihesh dhe të vlerësosh kulturën, së cilës i përkas.”
Silvija Emirjan është inxhiniere e zërit:
“Mjeshtëria e njeriut të komunikojë zhvillohet vazhdimisht. Ajo edukohet që në moshën më të re. Kjo aftësi lidhet ngushtë me njohjen e kulturave të të tjerëve. Gjatë viteve të fundit bëhen shumë hapa për përhapjen e kulturave të ndryshme. Personalisht unë si përfaqësuese e një pakice, nuk kam ndjerë ndonjë dallim në qëndrimin ndaj meje ose shfaqje të paragjykimeve ndaj meje. Jam e mendimit, se njerëzit që të fillojnë të jetojnë së bashku është e domosdoshme, që kulturat e tyre të përhapen dhe të gërshetohen.”
Një shembull për një dialog ndërkulturor është forumi evropian në qytetin francez Sen Zhermen an Le, i cili u zhvillua më 17 maj të këtij viti. Ndër pjesëmarrësit kishte përfaqësues të organizatës “Shtëpi evropiane të banorëve të Ivlinit”. Ajo kishte një repart të vet të informacionit. Në kuadrin e forumit u organizuan dy diskutime me temë “Libri francezo-gjerman i historisë – hapi i parë te manuali i historisë së përbashkët evropiane?” dhe “Zhvillim i qëndrueshëm – prioritet kyç i kryesisë së ardhshme franceze të BE-së”. Lidhur me këtë sekretarja e përgjithshme e organizatës “Shtëpi evropiane të banorëve të Ivlinit” – zonja Regina Ljokoent shpjegon:
“Sen Zhermen an Le është një qytet evropian. Kolegji i tij me dhjetë seksionet e tij e shndërron në një vendbanim kozmopolit. Për më tepër se kryetari i bashkisë ka dëshirë të zgjerojë dhe të afirmojë këtë forum evropian. Kështu vit pas viti, rëndësia e këtij qytetit do të rritet. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është t’i kushtohet vëmendje zhvillimit kulturor të shteteve të veçanta. 27 vendet anëtare të BE-së sivjet u prezantuan me reparte të veta. Në kuadrin e forumit u organizuan edhe veprimtari të ndryshme kulturore.”
Pyetjes, vallë a përbën leximi i historisë së përbashkët të BE-së hapin e parë drejt formimit të aftësisë së dialogut ndërkulturor, apo jo, zonja Ljokoent iu përgjigj:
“Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së kemi një të kaluarën e rëndësishme. Dhe para se të shikojmë në të ardhmen duhet të flasim për të kaluarën. Në këtë sfond duhet të caktojmë politikën e së ardhmes.”
Për projektin “Tani bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian” zonja Ljokoent tha:
“Realizimi i kësaj nisme është me rëndësi të madhe, sepse Parlamenti Evropian është zëri ynë në Evropë. Pikërisht para Parlamentit Evropian shtetasit e mbarë Evropës mund të shprehin mendimet e veta. Kjo do të thotë, se ky parlament mbron demokracinë në të gjitha vendet anëtare. Për këtë arsye Parlament Evropian ka një rëndësi aq të madhe.”
Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI – Rumania dhe Yvelines Radioja, Francë, partnere të projektit “Tani – bashkëveprojmë me Parlamentin Evropian”, i cili zbatohet nga Instituti Evropian. Letrat dhe sugjerimet tuaja janë mirëseardhur me anë të telefonit ose adresës sonë elektronike info@europe.bg. Për më shumë hollësi mund të vizitoni sajtin e ri: www.parliament.bg
Autor: Eli Gekova, Diana Hristakieva, Maja Pellovska, Bllagorodna Georgieva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova