Europe.bg
  Home - European Parliament - Interactive - Radio broadcasts
  NAVIGATION
  My.Europe.bg
  User name:
  
  Password:
  
  
Registration
Forgotten password
What is my.Europe.bg
 
  Information
Sitemap
Contacts
Partners
Media partners
Download & Install
This version of Europe Gateway is outdated since April 25, 2014.

European Parliament / Interactive / Radio broadcasts

  • A+
  • A-
09-11-2008

Parlamenti evropian përmes vështrimit të mediave

Audio
Requires JavaScript and Adobe Flash Player.
A e kanë të qartë qytetarët e zakonshëm punën e Parlamentit Evropian dhe efektin prej saj në jetën e tyre të përditshme? Çfarë bëjnë mediat që informacioni për këtë të mund të arrijë deri tek njerëzit në një pamje të pranueshme për ta dhe të provokojë interesin e tyre? A ekziston rreziku nga “një flirt të rrezikshëm” midis Parlamentit Evropian dhe gazetarëve?

Në Sofje u realizua konferenca “50 vjet Parlament Evropian”, financuar nga drejtoria e Përgjithshme “Komunikime” të Parlamentit Evropian. Patron nderi të forumit, të organizuar nga Agjencia Bullgare e Lajmeve në partneritet me Televizionin Kombëtar Bullgar, qenë kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pjotering dhe të Kuvendit Popullor Gjeorgji Pirinski. Sipas Evelina Andreevës, kryesekretare e Agjencisë Bullgare të Lajmeve, kjo konferencë është një shembull i mirë për projekt, i caktuar nga Parlamenti Evropian dhe i realizuar në bazë të rregullave të Parlamentit Evropian, ku jehonat nga Brukseli janë krejtësisht pozitive. Ngjarja mblodhi më shumë se 50 gazetarë prijës prej 12 vendeve nga Evropa Juglindore. A e kuptojnë mediat problematikën evropiane dhe a e pasqyrojnë në mënyrë adekuate, qe pyetja bazë , mbi të cilën diskutuan pjesëmarrësit.

“Mënyra, në bazë të së cilës pasqyrohet problematika evropiane, nuk është e kuptueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët jetojnë në Evropën Juglindore - sqaroi përpara Radio Bullgarisë, Evelina Andreeva. Dhe në qoftë se sociologët na dhanë statistikë, sipas së cilës regjioni akoma i përket optimistëve evropianë, kjo nuk do të vazhdojë në të ardhme, në qoftë se ne - mediat dhe gazetarët - nuk gjejmë gjuhën e përshtatshme, në të cilën njerëzit të kuptojnë atë, që rastis në Evropë. Këtë mendim e shprehën jo vetëm përfaqësuesit e mediave, por dhe politikanët, të cilët morën pjesë në konferencë, deputetët evropian bullgar, si dhe përfaqësuesit e tjerë të Parlamentit Evropian. Agjencia Bullgare e Lajmeve nxori nga shtypi bullgar vetëm për 10 ditët e fundit përpara zhvillimit të forumit shprehi të cilat shfrytëzohen në materialet informative për Bashkimin Evropian dhe të gjitha këto fjalë u janë të qarta vetëm gazetarëve dhe institucioneve, të cilët i shfrytëzojnë. Prandaj u bashkuam rreth mendimit se, ne mediat jemi këta, të cilët duhet të përkthejmë gjuhën e institucioneve në një gjuhë normale njerëzore. Ne jemi këta të cilët duhet të provokojmë interesin e njerëzve dhe tu tregojmë burimet, përmes të cilëve mund të informohen për Bashkimin Evropian. Si shembull, do t’u japë televizione, të cilët i prezantuan programet e tyre në konferencë, lidhur me tematikën evropiane. Shqiptarët e paraqesin kryesisht në emisionet e tyre të lajmeve dhe në transmetimet publicistike, derisa rumunët, kanë transmetuar në televizionin kombëtar në vazhdim të muajve një seria televiziv me aktorët e vet më të njohur. I cili ka paraqitur vendet e ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, programet dhe politikat në një mënyrë të kuptueshme, bile dhe humoreske. Seriali ka qenë me një rejting jashtëzakonisht të lartë. Sa i përket gazetarëve bullgarë mendoj se, bashkësia bullgare e mediave është aktive, kupton domosdoshmërinë prej përkthimi në gjuhën e institucioneve dhe në këtë etapë të paktën e ka të qartë drejtimin, në të cilin duhet të ecet.

“Zgjedhjet për një Parlament Evropian gjatë muajit qershor të vitit 2009, janë me një rëndësi të madhe. Duhet të përmirësojmë informimin e njerëzve jo vetëm për dobinë nga Bashkimi Evropian, por po kështu dhe për domosdoshmërinë nga një aktiviteti të lartë zgjedhës, për këtë se, zëri i tyre është i rëndësishëm”. Këtë e deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pjotering në një drejtim në video përpara pjesëmarrësve në konferencë. Radio Bullgaria realizoi një anketë të shkurtër me pyetjen:

A mendoni të votoni dhe çfarë prisni nga mediat që tu tregojnë për Parlamentin Evropian, në mënyrë që të bëni zgjedhjen tuaj informative?

“Mbase po - përgjigjet Marija Stoimenova. Varet se si do të paraqitet i gjithë informacioni dhe çfarë do të na thonë për ndikimin e këtij parlamenti, që të mundem personalisht të marrë parasysh nëse të marrë pjesë në zgjedhjen e kandidatëve për Parlamentin Evropian. Mbase më e rëndësishmja është që të di më shumë për rolin e vet parlamentit, çfarë rëndësie do të kenë vendimet e tij për ne, për Bullgarinë dhe për bullgarët e veçantë, çfarë të presim nga vet kandidatët.

“Që të mund të bëjë zgjedhjen informative - thotë Kalina Sotirova - do të doja që mediat bullgar, jo vetëm televizioni kombëtar dhe radioja kombëtare, por dhe mediat e shtypit të prezantojnë kandidatët bullgar si personalitet, me çfarë mund të kontribuojnë për Bullgarinë në Parlamentin Evropian. Do të votojë mbase për personalitete, dhe jo për parti. Për ndryshe mbase nuk do të votojë fare.”

Gjatë këtij viti Parlamenti Evropian shpalli për herë të parë dekoratën e vet gazetareske. Qenë dominuar gazetarë, të cilët me punën e tyre kanë kontribuar për kuptimin më të mirë të temave aktuale evropiane, si dhe të punës së organeve të Bashkimit Evropian dhe politikat e bashkimit. Dekoratat u shpërndanë në katër kategori: shtyp, radio, televizion dhe internet. Juri gazetareske në 27 vendet-anëtare përcaktuan fituesit e vet kombëtar, të cilën u prezantuan në Bruksel në jurinë ndërkombëtare, që nga ana e vetë përcaktoi fituesit në kategoritë e veçanta. Këta janë Kirsten Vjornle nga Gjermania dhe Vollfgang Bjom nga Austria në kategorinë “Shtyp”. Në kategorinë “Radio” fitues janë Mirçea Radu Lipovan dhe Andrea Manzat nga Rumania. Në kategorinë “Televizion” fitojnë Shirin Uillër nga Britania e Madhe dhe Llars Felldbale Petersen nga Danimarka, kurse Pete Pakarinen nga Finlanda u klasifikua në vend të parë në kategorinë “Internet”.

Dhe tani - një vështrim drejt fqinjës sonë Rumania, e cila së bashku me Bullgarinë u bë anëtare e Bashkimit Evropian më 1 janar të vitit 2007. Cili është qëndrimi i opinionit shoqëror në Rumani ndaj punës së Parlamentit Evropian? A rastis që të shpërdorohet me Bashkimin Evropian, që të mund të gjenden justifikime për mossuksese në një nivel kombëtar? Në telefon bisedojmë me gazetaren Magda Krisan nga TV Realitatea

“Çdo gjë e lidhur me Bashkimin Evropian mbetet në plan të pasmë përpara problemeve, të cilat duhet ti zgjidhim në një nivel kombëtar - thotë ajo. Papunësia, varfëria e kështu me radhë , e gjithë kjo është në rend të ditës. Sepse këto probleme janë pjesë nga ditët e përditshme të njerëzve, të qytetarëve të zakonshëm. Po, kjo mbase nuk është e mirë, sepse ne nuk e dimë, nuk i japim llogari në fakt se çfarë do të thonë institucionet evropiane. Për ne, planet e tyre janë si një premtim i mirë. Për ne Bashkimi Evropian është diçka si premtim për një jetë më të mirë. Por, mungon informatë për të.”

Sipas një sondazhi të afërt të European Values Study, në Bullgari besimi ndaj politikanëve është jashtëzakonisht i ulët. Por prandaj Komisioni Evropian është mes institucioneve, të cilat gëzohen për një besim të lartë shoqëror. Sipas Magda Krisanës dhe situata në Rumani është e ngjashme. “Në vend të parë njerëzit i besojnë kishës Ortodokse, ushtrisë dhe në fund të besimit shoqëror tek ne janë politikanët”, ve në dukje ajo.

Kurse tani le ti drejtohemi Kroacisë. Ajo akoma është në proces të bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian. “Bisedimet për aderimin tonë ndaj Bashkimit Evropian nuk ecin me rritmet e dëshiruara”, mendon Morana Petriç - redaktore në Radion 101 të Zagrebit. Sipas një studimi të Eurobarometrit, të botuar gjatë kësaj pranvere, mezi 32 për qind nga kroatët janë të drejtuar në mënyrë pozitive ndaj Bashkimit Evropian - sqaron ajo. Derisa 26 për qind prej tyre kanë një qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian. Më i madh është numri – 40 për qind , të atyre,të cilët dyshojnë sa i përket Bashkimit. Kurse shkaku për këto rezultate kundërvënëse është një. Dhe ajo është se, sipas një pjese të madhe nga qytetarët situata në vendin tonë fare nuk është favorizuese. Nga ana tjetër gjendja në Bullgari dhe Rumani nuk është më e ndryshme, pavarësisht se këto dy shtete tanimë janë anëtare të plotë vlefshme të Bashkimit Evropian. Dhe kjo u bën përshtypje njerëzve tek ne. Përveç kësaj, shumë njerëz në Kroaci frikësohen se aderimi tonë në Bashkimin Evropian do të sjellë deri në humbjen e identitetit tonë, vlera dhe tradita kombëtare.

Kjo rubrikë transmetohet nga Radio Bullgaria, RFI - Rumania dhe Ivlin radio - Francë në bazë të projektit: “Tani - bashkëpunojmë me Parlamentin Evropian”, të realizuar nga Instituti Evropian me ndihmën financiare të Drejtorisë së Përgjithshme “Komunikim” të Parlamentit Evropian. Pyetjet, reagimet, komentet dhe sugjerimet tuaja janë të mirëpritura në redaksinë tonë dhe në adresën elektronike: info@europe.bg

Autor: M. Pellovska, R. Cvetkova, V. Vlladkova, V. Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Interactive
Radio broadcasts
Video
Audio


 
Заедно
In advance
 
 
 
    More 
In advance
 
 
 
    More 
Interviews
 
 
 
    More 
Bulgaria-destined funds
 
 
 
    More 
NEWEST ON EUROPE.BG
 
 
 
    More 
Month focus
 
 
    More 

Project of European Institute | Centre for policy modernisation | Institute for European Policy EUROPEUM |
| Privacy Policy | Copyrights © 2003-2007 Europe.bg |
The information system was realized with financal support of OSI and OSF - Sofia
The Project is co-financed by the European Commission. The Information contained in this publication/site does not necessarily represent the position or opinion of the European Commission.